Durrës. Ceremoni për nder të 20-vjetorit të medresesë “Mustafa Varoshi”

19/12/2013 - 18:06

DURRËS, 19 dhjetor 2013 – Në sallën e tetarit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit u organizua një ceremoni solemne me rastin e 20-vjetorit të hapjes së medresesë “Mustafa Varoshi”. Ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Selim Muça, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, prefekti i qarkut Roland Xhelilaj, zëvendës-ambasadori i Kuvajtit në Tiranë Ali Al Shaati (në foto), aktorët e shquar Robert Ndrenika e Mirush Kabashi (në foto), nxënës e mësues të kësaj shkolle si dhe qytetarë të Durrësit. U vlerësua roli i kësaj medreseje si institucion arsimor i mirëfilltë. Jo thjesht një institucion arsimor, por i mbështetur fort edhe te besimi, shkolla ka një mision të madh, dituri dhe besim, ashtu sikurse do të shprehej në fjalën e saj edhe drejtoresha e medresesë, Neriman Gjinali (në foto). Përshëndeti dhe kryetari i KMSH-së, Haxhi Selim Muça (në foto). Në fjalën e tij kryebashkiaku Vangjush Dako ka vlerësuar rolin e këtij institucioni duke theksuar se dituria dhe besimi janë dy shtylla, mbi të cilat është ngritur jo vetëm puna e këtij institucioni, por edhe janë rritur breza të tërë të të rinjve, që sot, janë bërë qytetarë jo vetëm të mirarsimuar, por dhe të përgjegjshëm për të gjithë veprimtarinë që kryejnë në fusha të ndryshme të jetës. Dako i ka dorëzuar çmimin zëvendës-ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë Ali Al Shaati (në foto) titullin Mirënjohje e Qytetit për znj. Ghanima Al Marzouq me motivacionin: “Intelektuales së shquar të medies dhe kulturës, personalitetit të fushës së edukimit, njeriut të palodhur që falë përkushtimit dhe kontributit të saj të madh në fushën e filantropisë u bë simbol shprese dhe optimizmi për njerëzit në nevojë”. Më pas të pranishmit kanë ndjekur një program artistik ku kanë spikatur interpretimet e aktorëve të njohur që ishin të ftuar.

Fotot: Dorian Agolli, zëdhënës i bashkisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në shtëpinë e Lacit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale.

Krevatë, batanije, ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara nga tërmeti në njësitë administrative të bashkisë Durrës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve në Durrës ka kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria dhe me shumë aksesu

Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç”.

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku protagonistja ka qenë një femër.

Rreth 1800 studentë të programeve Bachelor dhe Studimeve Profesionale nisën vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durr

Këtë të hënë, universitet në mbarë vendin nisin vitin e ri akademik 2019-2020.

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re.