Durrës, Dako dhe delegacioni italian, aksion pastrimi në bregdet

20/05/2014 - 13:46

Durrës, 20 maj 2014 - Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Kërkimeve Urbane kanë zhvilluar një aksion pastrimi dhe riciklimi në bregdetin e Durrësit në kuadrin e "Praktikave më të mira të Riciklimit përmes Vullnetarizimit".

Në kuadër të këtij projekti kanë zhvilluar një vizitë dy ditore në Durrës zyrtarë dhe specialistë të Bashkisë së Molas në Bari, të cilët së bashku me zyrtarë të pushtetit vendor si dhe nxënës shkollash kanë zhvilluar këtë aksion pastrimi.

Në aksion ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit,Vangjush Dako, i cili u shpreh se ky projekt ka si synim sensibilizimin e qytetarëve për mbajtjen sa më të pastër të ambientit e sidomos tani që kemi hyrë në sezonin turistik.

Në kuadër të këtij aktiviteti është zhvilluar edhe një seminar në Bashkinë e Durrësit ku komuna e Mola-s, rajoni Bari, ka njohur pjesëmarrësit me eksperiencat pozitive të menaxhimit të integruar të mbetjeve, nëpërmjet 23 ekspertëve që ishin në përbërje të këtij delegacioni, të cilët kanë ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit.

Objektivi specifik i projektit është rritja e njohurive dhe angazhimi i qytetarëve në rajonin e Durrësit për pastrimin e qytetit si edhe vlerat shtesë lidhur me përfitimet e riciklimit për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik.

Në aksionin e pastrimit në bregdetin e Durrësit kanë përshëndetur edhe drejtori i turizmit në komunën e Molas, Nicola Pellegrini, dhe drejtori i mjedisit Michele Palazzo, të cilët kanë theksuar se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për një ambient sa më të pastër në të dyja anët e Adriatikut. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe drejtori i programit të zhvillimit në Institutin e Kërkimeve Urbane, Edlir Vokopola.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

          

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmja e maturës finalizon një kapitull të rëndësishëm të moshës më të bukur të jetës sonë, adoleshencës.

Doktoreshë Edlira Harizi, neurologe pranë spitalit rajonal Durrës, është rizgjedhur presidente e Urdhrit të Mjekëve për qarkun e Durrësit

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit m

Prej 15 majit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mesatarisht çdo ditë kalojnë 10 autobusë me punëtorë sezonale nga zona të ndryshm

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për