Durrës, firmoset marrëveshja për zbatimin e projektit për linjën e re të ujit të pijshëm

20/05/2014 - 13:26

Durrës, 20 maj 2014 - Është firmosur sot marrëveshja për nisjen e zbatimit të projektit për furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit dhe rehabilitimin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Marrëveshja është nënshkruar pranë Impiantit të përpunimit të ujërave të ndotura në Shënavlash, në prani të drejtuesve të Ministrisë së Transporteve, ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, përfaqësuesve të Bankës Botërore si dhe përfaqësuesve të njësive vendore.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a, Spartak Kovaçi, në prani të përfaqësuesit të Bankës Botërore David Michaud.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ka përshëndetur kryetari i bashkisë së Durrësit, si kryetar i njësisë vendore që ka numrin më të madh të aksioneve në shoqërinë UKD.

Vangjush Dako u shpreh se ky është projekti më i rëndësishëm që do të ketë Durrësi pas viteve ‘90, pasi zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin tonë, zonën e Plazhit si dhe kanalizimet e ujërave të zeza.

Më pas ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, tha se ky investim është mjaft i rëndësishëm për Durrësin dhe rrethinat e tij.

“Bashkë me partnerët e tjerë të qeverisë po shohim konceptin që do të aplikojmë në të ardhmen në sektorin e ujit, në mënyrë që ai të kalojë në një rikonstruksion të thellë. Ka nevojë për shumë investime kapitale në këtë fushë dhe me mjaft rëndësi në këtë projekt është prania e përfaqësueseve të komunave e bashkisë”,- tha ministry Haxhinasto.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore, David Michaud, tha se shërbimi i ujit të pijshëm që marrin qytetarët e Durrësit është aktualisht më i ulët se mesatarja e pjesës tjetër të vendit, ndërsa ndotja e plazhit nga ujërat e zeza është problem më vete.

“Tashmë UKD ka një bord të ri dhe kjo është gjë pozitive. Për shkak të humbjeve të ujit dhe arkëtimit të ulët, ndërmarrjes i krijohet çdo vit 5 milion euro dëm në buxhetin e saj. Ne si BB jemi të gatshëm të bashkëpunojmë si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”,- tha Michaund.

 

Info për projektin

Projekti kap vlerën 85.3 milion euro dhe përbëhet nga 4 komponentë.

1.     Ndërtimi i linjës së dedikuar të ujësjellësit nga Fushë Kuqja deri në Durrës, bashkë me puset dhe stacionet e pompimit me vlerë 40 milion euro.

2.     Rehabilitimi i kanalizimeve në Durrës dhe zonën e Plazhit

3.     Mbështetja në zbatimin e projektit për instalimin e matësave të ujit në masën 100 përqind për gjithë zonën që mbulon UKD.

4.     Mbështetja institucionale për reformimin e ndërmarrjes

Aktorët që do të jenë pjesë e projektit janë ekipi i menaxhimit të projektit në ministrinë e Transporteve, UKD, PIU (njësia e zbatimit të përditshëm të projektit) si dhe komiteti i projektit.

Projekti aktualisht është në fazën tenderuese dhe në vitin 2015 parashikon përfundimin e shumicës së punimeve si dhe rritjen e tarifave të shërbimit. Në vitin 2019 projekti pritet të ketë përfunduar totalisht si dhe ka nisur të japë efektet financiare tek UKD.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Doktoreshë Edlira Harizi, neurologe pranë spitalit rajonal Durrës, është rizgjedhur presidente e Urdhrit të Mjekëve për qarkun e Durrësit

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit m

Prej 15 majit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mesatarisht çdo ditë kalojnë 10 autobusë me punëtorë sezonale nga zona të ndryshm

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.