Durrës. Konferencë ndërkombëtare, bimët mjekësore dhe aromatike

20/05/2014 - 13:04

DURRËS, 20 maj 2014 –  Durrësi, me infrastruktura moderne turistike, falë dhe afërsisë me aeroportin e Rinasit, ka privilegj edhe “përmasën” e turizmit shkencor, sikurse po ndodh dendur, deri me një konferencën ndërkombëtare 4-ditore në Plazh.

Në hotel Adriatik, në fillimjavë, më 19 maj 2014, filloi punimet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare Shkencore, e organizuar nga Shoqata për Bimët Aromatike dhe Mjekësore e Vendeve të Evropës Juglindore (AMAPSEEC - Association for Medicinal and Aromatic Plants of Southeast European Countries), Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Veprimtaria do të vazhdojë deri më 22 maj 2014.

AMAPSEEC është rrjeti më i rëndësishëm në Evropën Juglindore për Bimët Aromatike dhe Mjekësore; përfshin 16 vende të rajonit, dhe përbëhet nga më shumë se 500 anëtarë.

Temat kryesore në konferencë lidhur me bimët mjekësore dhe aromatike janë biodiversiteti, menaxhimi dhe konservimi; bioteknologjia dhe biologjia molekulare; kultivimi, mbarështimi dhe përpunimi industrial; fitokimia; farmakognozia; etnofarmakologjia, farmakologjia dhe toksikologjia; kontrolli dhe menaxhimi i cilësisë.

Ditën e parë mori pjesë dhe përshëndeti në emër të qeverisë shqiptare, ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Linditë Nikolla.

Edhe nga pikëpamja ekonomike, Durrësi, ashtu si para viteve 1990, edhe sot ka industri përpunimi të bimëve mjekësore dhe aromatike; ferma të kultivimit të tyre, magazina për eksport me transport detar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Buxheti për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë.

Gjatë muajit nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë

Historia e komplikuar midis nuses dhe vjehrrës së saj ishte sot pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar kë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë finan

Finalizohet operacioni policor "Stadiumi", kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetës

Numri i personave të moshës 20 dhe 79 vjeç me diabet pritet të arrijë në 700 milionë deri në vitin 2045, sipas studimeve të fundit nga Fe

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77%

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja

Nis vaksinimi kundër gripit për kategoritë e rrezikuara, për të parandaluar komplikacionet e gripit.