Durrës. Kryebashkiaku Dako shpërndan pakot e Ungjillorëve

23/12/2013 - 18:53

DURRËS, 23 dhjetor 2013 – Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka shpërndarë, më 23 dhjetor 2013,  dhurata me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve të kopshtit “Met Hasa”. Dhuratat, që kanë qenë kryesisht lodra dhe veshmbathje, u janë dhuruar 150 fëmijëve të këtij kopshti të cilët kishin përgatitur edhe një koncert festiv me rastin e festave të fundvitit. Në përgatitjen e këtyre dhuratave ka kontribuar edhe Kisha Ungjillore e Durrësit. Po ashtu Dako u ka shpërndarë dhurata me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kryebashkiaku Dako ka shpërndarë pako me lodra dhe veshmbathje këtyre fëmijëve në një aktivitet të organizuar nga bashkia dhe Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve të Durrësit. Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë edhe persona me aftësi të kufizuar, fëmijët e shkollave “Jan Kukuzeli”, “Marie Kaçulini” dhe Qendrës Kulturore të fëmijëve kanë dhënë një koncert artistik. Më pas kryebashkiaku Dako u ka shpërndarë 60 fëmijëve me aftësi të kufizuara pako, në përgatitjen e të cilave ka ndihmuar Kisha Ungjillore.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nën kujdesin e Këndit të BE-së të Bashkisë së Durrësit u zhvillua një konkurs-ekspozitë me punime kreative të  nxënësve të disa shkollave

"Qesja e fundit" është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua sot në auditoret e Universitetit "Aleksandër M

Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane.

Sistemet aktuale të pensioneve publike në një periudhe jo shumë të largët do duhet të reformohen totalisht për të shmangur defektet që po

Rrëfimi i ish-ndimësmjekut Kel Vata, për historinë tragjike të xhaxhit të tij, Gjergj Vata, ish-Qarkomandant i Shkodrës dhe nënkryetar i

Statistikat tregojnë se më shumë se 700.000 vende të reja pune janë krijuar në 7 vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor, por vetëm 4.3% e

Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar në emisionin e sotëm rastin e një pedagogu, i cili kërkonte afera seksuale ne këmbim të marrj