Durrës. Kryebashkiakut Dako i dorëzohet Bluza e Dialogut

17/12/2013 - 17:08

DURRËS, 17 dhjetor 2013 – Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili sapo është kthyer nga Apeninet, ku ka shoqëruar kryeministrin Edi Rama, ka pritur në një takim delegacionin italian të maratonistëve të skuadrës “People Runners”, që i ka dorëzuar Bluzën e Dialogut, simbol i ekspozitës fotografike kushtuar Nënë Terezës. Bluza është nënshkruar nga fitues të çmimit Nobel për Paqen. Projekti i Muzeut Ndërkombëtar të Nënë Terezës, parashikon lënien e një hapësire brenda tij për qytetet që kanë mbështetur këtë projekt dhe qyteti i Durrësit është një prej tyre. Kjo nismë është pjesë e projektit për realizimin e muzeut ndërkombëtar të Nënë Terezës dhe pjesë e projektit për promovimin e dialogut ndërfetar “Progetto Dialogo”. Skuadra “People Runners CRIMAN”, është nisur nga qyteti i Reggio Emilias në Itali dhe pas kalimit të kësaj skuadre në te gjithë Italinë, ndalon në Durrës për të vazhduar më pas në Tiranë. Në qytetin e Tiranës, skuadra do të dorëzojë Bluzën e Dialogut në çeljen e ekspozitës fotografike kushtuar Nënë Terezës. Ekspozita fotografike do të përurohet ditën e enjte, 19 dhjetor pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe pas Tiranës ekspozita dedikuar Nënë Terezës do të paraqitet dhe në Durrës. Fotot: Dorian Agolli, zëdhënës i bashkisë.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte në Krujë

Arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë për “Festën e Zojës” në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër i

Në Torino të Italisë u hap shkolla shqipe sipas shembujve të shkollave të tjera në Diasporë, duke filluar me shkollat më të vjetra shqipe

Në datat 21 - 26 tetor 2019 (3 faza 48-orëshe: 21-22, 23-24 dhe 25-26), të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në Raundi

Rasti i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare është tepër i veçantë.  Zana, e cila prej 17 vitesh jeton në Athinë,

Më 18 tetor 2019, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi takimin e radhës në Durrës, për programin IPARD II, thirrja e

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dorëzuar sot çekun e bebes Etlevës, një nëne të re e cila pas 15

Afrim Berisha, i ati i Alvinit 11-vjeçar, vogëlushi me historinë e trishtë të publikuar në emisionin investigativ "Le Iene", ka bërë një