Durrës. Mbledhja e fundit për vitin 2013 e “parlamentit” të qytetit

19/12/2013 - 18:24

Pritet debat nga ana e opozitës rreth projektvendimit për miratimin e strukturës dhe rregullores së bashkisë.

·        Një risi më vete paraqet projektvendimi për miratimin e fondit prej tre milionë lekë për ndërfaqësimin me web services të sistemit financiar të bashkisë me sistemin e faturimit të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës sha për taksat dhe tarifat e popullatës

DURRËS, 19 dhjetor 2013 – Këshilli bashkiak po nxiton të rifitojë kohën e humbur, pasi brenda muaji të fundit të vitit, mblidhet dy herë. Të hënën më 23 dhjetor 2013 ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, njofton sekretarja e tij Meliha  Maloku. Me sa duket, "parlamenti" i qytetit po shfrytëzon dhe ditët e fundit të vitit. Mes katër pikave, është dhe ajo e shtyrë nga mbledhja e mëparshme, e 2 dhjetorit 2013, për miratimin e listës shtesë të pronave të paluajtshme publike që kërkohet të kalohet në pronësi të bashkisë. Pritet debat nga ana e opozitës rreth projektvendimit për miratimin e strukturës dhe rregullores së bashkisë. Një risi më vete paraqet projektvendimi për miratimin e fondit prej tre milionë lekë për ndërfaqësimin me web services të sistemit financiar të bashkisë me sistemin e faturimit të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës sha për taksat dhe tarifat e popullatës. Është parashikuar shqyrtimi dhe miratimi i daljes nga përdorimi të inventarit të imët, materialeve në magazinë, inventarit ekonomik dhe pajisjeve elektronike dhe informatike në bashki për vitin 2013.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n