23/12/2013 - 14:48
DURRËS, 23 dhjetor 2013 – Drejtoria e përgjithshme ekzekutive e kompanisë publike “Autoriteti Portual Durrës sha”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Bankën Lëvizëse të Gjakut kanë organizuar me datë 20 dhjetor 2013, ditën e parë të fushatës së dhurimit të gjakut, njofton zëdhënësja Vilma Hoxha. Veprimtaria ku marrin pjesë të gjithë punonjësit portualë zhvillohet në mjediset e shërbimit mjekësor pranë APD-së dhe vazhdoi edhe më 23 dhjetor 2013, ditën e dytë të dhurimit. Fillimisht çdo dhurues i nënshtrohet matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjendjen shëndetësore para dhurimit. Pranë mjediseve janë në gatishmëri të plotë dy autoambulanca, ajo e portit, e cila do të asistojë në rast nevoje për dhuruesit e gjakut dhe një e dytë e mundësuar nga Banka e Dhurimit të Gjakut. Stafi mjekësor i portit është i pranishëm me një personel të përbërë nga 3 mjekë, 2 ndihmësmjekë dhe dy shoferë, të gatshëm të përballojnë ndihmën e parë dhe rastet e emergjencave mjekësore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
/portali DurresLajm/