Durrës. Rama: Fëmijët e policëve të vrarë të ndihen krenarë për prindërit e tyre

27/12/2013 - 20:36

DURRËS, 27 dhjetor 2013 – Fëmijët e policëve të vrarë në detyrë u akomoduan dy ditë në mjediset e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme (në thjeshtligjërim: “Konvaleshencë”) në Plepa të Durrësit. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, mori pjesë më 27 dhjetor 2013 në një veprimtari të organizuar me fëmijët e policëve të vrarë në detyrë, në kuadër të festave të fundvitit. Rama tha se këto familje janë një amanet për shtetin, që do nderohet në nivelin më të lartë. Kreu i qeverisë garantoi familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, se qeveria e tij do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre. “Uroj që viti 2014 të jetë për ju një vit ëndrrash dhe shpresash të mundshme, për fëmijët të jetë një vit gëzimi dhe për familjen tuaj një vit paqeje dhe qetësie, duke iu garantuar se ne do bëjmë gjithçka që na takon, për të bërë më të mirën që asnjë nga fëmijët e dëshmorëve të policisë të mos ndihet asnjëherë vetëm. Unë dua sinqerisht t’ju uroj dhe t’ju garantoj që me gjithë vështirësitë, kushtet nuk na lejojnë të bëjmë gjithçka që do donim të bënim, por ne do bëjmë të pamundurën për ju. Dera jonë do jetë gjithmonë e hapur dhe përpjekja jonë për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkese nuk do të mungojë asnjëherë. Këta fëmijë duhet të ndihen krenarë për prindërit e tyre dhe të sigurt, pasi nuk do të mungojë kujdesi, solidariteti dhe përkujdesja e shtetit përmes Ministrisë së Brendshme dhe gjithë strukturave që janë të vetëdijshme, se ky është një amanet që do ta nderojmë në nivelin më të lartë”, -u shpreh Rama. Kryeministri bëri publik edhe një vendim të qeverisë, ku Forcave Speciale të Policisë së Shtetit u garantohej një trajtim i posaçëm shëndetësor në rast nevoje dhe shpenzimet i shlyen shtetit. “Kemi dashur të organizojmë një festë për fëmijët, me ndërgjegjen dhe vetëdijen se asgjë në këtë botë nuk mund të zëvendësojë prindin që mungon. Por me përpjekjen tonë maksimale, mbi të gjitha njerëzore, dhe pastaj institucionale, ne jemi këtu për të ndërtuar sadopak një familje të përbashkët, që është Policia e Shtetit. Ndaj konsiderojeni që të gjithë në bashkë ndërtojmë dita-ditës shpirtin e familjes që na mban lidhur. Do gjendemi gjithmonë afër jush, jo vetëm në festa, dhe do mundohemi të jemi aty për të zëvendësuar sadopak atë që ju mungon.”- u shpreh në fjalën e tij, ministri Saimir Tahiri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi vlerësoi se është detyrim i drejtuesve të policisë që të gjenden pranë familjeve të efektivëve të rënë në krye të detyrës. Pakot me dhurata dhe në vlerë monetare ishin përgatitur nga punonjës të policisë në të gjithë vendin si dhe biznesi privat.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë me profesion mjeke stomatologe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore n

Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Është ndarë nga jeta doktoresha e QSUT-së Albana Çela.

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, por për herë të dytë si në Fitër Bajram, në kushtet e masave anti-c