Durrës. Sa e vështirë t'i japësh gruas pronë!

16/05/2014 - 20:12

DURRËS, 16 maj 2014 –  Në bashkinë e Durrës-1, në regjistrin e hipotekës me kod 8511 për vitin 2013 figurojnë gjithsej 1 994 pronarë, ku 22, 42 për qind e tyre (447) ishin femra me 100 për qind pronësi, u tha në Durrës në maj 2014 në një raport të FAO-s (Organizata Botërore e Ushqimit e OKB-së).

Problemi i barazisë gjinore në trashëgiminë apo krijimin e pronës së re është problem si në Durrës ashtu dhe në krejt territorin e vendit.

Sipas këtij raporti, shumica e pronarëve femra në Shqipëri zotërojnë një pronë në një pjesëmarrje prej më pak se 25%, dhe në vend të dytë është pjesa e 50-99%.

Raporti arrin në përfundimin se numri i burrave që kanë hipoteka është më se dy herë më i lartë në krahasim me përqindjen e grave, ose duke numëruar tre vitet e fundit mesatarisht meshkujt marrin 2/3 e hipotekave të totalit dhe gratë 1/3.

Numri i grave që trashëguan pronë bëhet më i lartë nga viti në vit. Në vitin 2011 është 38,71%, në vitin 2012 është 45,11% dhe në vitin 2013 ajo është pothuajse e njëjtë me përqindjen e burrave që trashëguan pronë.

Natyrisht kjo është më e theksuar në zonën rurale. Kështu në një rast në fshatin Vlashaj (komuna e Maminasit) me 255 pronarë gjithsej, vetëm 30 ishin femra me pronësi 100 për qind; në Draç (komuna e Ishmit) kishte vetëm 4 gra me 100 për qind pronësi; në fshatin Likmetaj (komuna e Ishmit) kishte vetëm 2 raste; kurse nga 1 femër pronare kishte në bashkinë Sukth, fshatrat e tij Hamallaj dhe Vadardhë; Qerret (Katundi i Ri) dhe Shkallnur (komuna Rrashbull).                   

Me ndarje pasurie mbi 50 për qind në Vlashaj ishin 1 574 pronarë gjithsej, ku vetëm 78 (9, 68 për qind e totalit) ishin femra; në bashkinë Durrës në një dosje me 3 770 pronarë, kishte 1 697 pronare gra, ose 45 për qind e totalit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Buxheti për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë.

Gjatë muajit nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë

Historia e komplikuar midis nuses dhe vjehrrës së saj ishte sot pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar kë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë finan

Finalizohet operacioni policor "Stadiumi", kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetës

Numri i personave të moshës 20 dhe 79 vjeç me diabet pritet të arrijë në 700 milionë deri në vitin 2045, sipas studimeve të fundit nga Fe

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77%

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja

Nis vaksinimi kundër gripit për kategoritë e rrezikuara, për të parandaluar komplikacionet e gripit.