Durrës, zgjatet orari i ekzaminimeve me rezonancë magnetike

21/08/2015 - 19:26

21 gusht 2015 –   Spitalet universitare të Tiranës dhe të spitaleve rajonale të Durrësit dhe të Vlorës do të funksionojnë me orare më të zgjatura dhe do të jenë në pritje të pacientëve edhe të shtunën për kryerjen e ekzaminimeve me rezonancë magnetike. Ky vendim vjen pas shqetësimeve për një fluks në rritje të qytetarëve që kanë nevojë për këtë shërbim. drejtori i drejtorisë të kontrollit spitalor në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Kristi Xhunga tha për TCH-në se do të ketë një grafik të ri të shpërndarjes së pacientëve.

Në spitalin rajonal të Durrësit do të kryejnë rezonancë magnetike pacientët e rajonit të Beratit, Lushnjës. Ky shërbim do të ofrohet nga e hëna deri ditën e shtunë, ndërkohë që deri më tani është ofruar nga e hëna në të premte. Orari i kryerjes së rezonancës magnetike do të shtyhet deri në orën 18.00. Për pacientët që do të duhet të udhëtojnë të kryejnë ekzaminimin do të planifikohet në orarin 10.00-14.00. Deri para pak kohëve, një pacient duhet të priste në radhë për të kryer rezonancën deri në 3 muaj. Organizimi i ri synon që koha e pritjes të pacientëve të mos kalojë më shumë se 1 muaj.

/red. th. m. portali “durreslajm.com”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e lagjes nr.16 në Durrës, në zonën ku mbrëmjen e të dielës u ekzekutua me armë zjarri Edmir Begu janë tronditur jo pak nga ngjarj

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjaket Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin "Koço Gl

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni S

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.

Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre.

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor.

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.