Durrës, 4 vite më parë u premtuan zgjidhje, por banorët shprehen të zhgënjyer nga politika (VIDEO)

06/05/2019 - 19:37

Zgjedhjet vendore po afrojnë sërish dhe banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës janë në të njëjtën pikë ku gjendeshin edhe katër vjet më parë, pavarësisht premtimeve të dhëna nga të gjithë forcat politike për zgjidhje të problematikës që kanë në infrastrukturë.

Kanali i madh i ujërave te zeza, i cili përshkon mespërmes zonën e ish-kënetes është kthyer në një shqetësim të madh për banorët e kësaj zone. Kanali, i cili grumbullon ujërat e zeza të zonës së plazhit, Shkozetit dhe të zonës për t'i dërguar në hidrovorin e Porto- Romanos, shkakton ndotje të madhe mjedisore, ndërsa shpesh  kthehet në kërcënim për përhapjen e sëmundjeve infektive sa herë fillon e ngrohet moti. 

Plehra, inerte, ujëra te zeza dhe kafshë të ngordhura janë aty prezent, ndërkohë që banorët thoneëse jetesa në këtë zonë është e padurueshme. Banorët shprehen se kanë humbur besimin tek institucionet që ta zgjidhin këtë problem disa vjecar duke e mbuluar kanalin.

Tashmë me rritjen e temperaturave situata përkeqësohet, pasi edhe niveli i ndotjes ngrihet ndjeshëm. Ky nuk është kanali i vetëm në Durrës që mbart këtë problematikë. Të tillë janë edhe katër kanale me të tilla përmasa që ndotin zona të tëra në qytetin bregdetar.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria renditet në vendin e tetë nga 114 vende të botës, për numrin më të lartë të femrave të diplomuara në shkenca.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në K

Pensionet në Shqipëri janë aq të ulëta sa i gjithë brezi i pensionistëve që ndërtuan Shqipërinë, veprat më të mëdha në energjetikë, infra

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë ës

“Edukimi në vazhdim nuk do të mbetet vetëm në dëshirën e profesionistëve, por do të jenë kusht për ushtrimin e profesionit.

Fruti i stinës, qershia, ka hyrë me shumicë në tregun e përditshëm në Durrës.

Gjatë inspektimit në Poliklinikën e Specialiteteve nr.2 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë pa nga afër investimet në pajise dhe laborato

Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh.

Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës!