Durrës, 912 çanta dhuratë për nxënësit e ciklit fillor në 4 shkolla (FOTO)

13/12/2019 - 19:18

912 çanta shkolle së bashku me bazën materiale janë shpërndarë në disa shkolla të Durrësit dhe njësitë administrative.

Çantat me fletore, stilolapsa, lapsa, doreza dhe kapuçë u shpërndanë në shkollën e nxënësve me aftësi të kufizuara Durrës, në shkollën "Riza Shera" Radë, shkollën "Zyrber Sallaku" Manëz dhe shkollën "Rexhep Mezini" Ishëm.

Dhuratat për nxënësit e ciklit fillor të këtyre 4 shkollave u mundësuan nga “Lidhja e Rinisë Shqiptare” në Turqi, ndërkohë që transporti i tyre u mundësua nga Gjysëm Hëna turke.

Shpërndarja e çantave së bashku me bazën materiale për nxënësit u ndoq nga afër nga dy përfaqësues të shoqatës Fatih Jëlldëz Nebiju dhe Tuba Shengyn, ndërsa koordinatori shqiptar është Aleksandër Cangonja.

Dhuratat për nxënësit në këtë prag festash dhe në një periudhë kur i gjithë Durrësi po mundohet t’i rikthehet normalitetit pas dëmeve shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit u pritën me falenderime nga fëmijët dhe stafi pedagogjik i shkollave respektive.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në sallën  e konferencave të Fakultetit të Edukimit, të enjten u mbajt një leksion i hapur nga  Prof. As. Dr.

Hapësirat e pakta publike që kanë mbetur në Durrës shfrytëzohen gjatë orëve të paradites nga të moshuarit, që shfrytëzojnë ditët me diell

 “Targeti i vendosur prej 475 mijë qytetarësh për kryerjen e Kontrollit Mjekësor Bazë është kapërcyër me mbi 7700 qytetarë, që do të

"Në të dy sektorët e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale janë 41 dokumente,  të cilat qytetarët mund t’i aksesojnë online".

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin "Me Zemër të Hapur", në News24, bashkëshorti i 50-vjeçares Drita Saliaj, që u masakrua nga tre të r

Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të O

Në Zyrën Postare Priskë, vjehrra punon në vend të nuses.

Vitet e fundit është rritur interesi për të studiuar në degët e informatikës.

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Deliko.