Në kuadër të projektit “Thuaj stop trafikimit të fëmijëve” në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë është organizuar një trakim i veçantë për të sensibilizuar mbrojtjen e fëmijëve të shtresave vulnerabël, të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga trafikimi për qëllime shfrytëzimi.

Në këtë veprimtari u fol mbi trafikimi i fëmijëve dhe mes të tjerave u vu theksi tek pasojat që shoqërojnë viktimat e trafikimit.

Në përfundim të këtij takimi, që ishte pjesë e projektit “Përfshirja e shoqërisë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”, nxënës të shkollës “Neim Babameto” dhanë një shfaqje mbresëlënëse që kishte në fokus luftën kundër trafikimit ndërkombëtar.

K.H.