Durrës/ "Këpucët e kuqe", fushata sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas

20/02/2021 - 13:14

Foto ilustruese

"Këpucët e kuqe", është kjo fushata sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, e cila është përqafuar edhe nga deputetja Klodiana Spahiu.

Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e saj, janë të ftuar të dërgojnë një palë apo më shumë këpucë të kuqe në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Teatri "Aleksandër Moisiu" do të xhirojë në skenën e tij, 8 histori të vërteta grash shqiptare të cilat kanë humbur jetën ose kanë vuajtur dhunë fizike, seksuale a psikologjike.

Videot do të xhirohen më datë 27 shkurt, ndërsa më 8 mars, këpucët do të vendosën në shkallët në mes Prefekturës dhe Galerisë "Nikolet Vasia".

POSTIMI I PLOTË

A ke një palë këpucë të kuqe që nuk i vesh më?

A ke një palë këpucë që nuk të duhen më?

A e di që shoqja jote ka shumë palë këpucë e i mban kot?

Ju ftojmë t'i sillni në Teatrin " Aleksandër Moisiu" çdo ditë, duke u bërë kështu pjesë e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas.

KËPUCËT E KUQE, është fushatë kundër dhunës së grave në familje e shoqëri.

Një fushatë e cila që prej vitit 2009, ka mbushur sheshet e qyteteve të mëdha në botë, ku me qindra këpucë të ndryshme grash, të kuqe ose të lyera me të kuqe, vijnë si simbol i gjakut të derdhur të grave/vajzave, po ashtu edhe si simbol dashurie e kujtese për gratë që nuk jetojnë më.

Teatri " A. Moisiu" do të xhirojë në skenën e tij, 8 histori të vërteta grash shqiptare të cilat kanë humbur jetën ose kanë vuajtur dhunë fizike, seksuale a psikologjike. Skenografia e ketyre videove do të jetë një skenë e mbushur me këpucë të kuqe.

Videot do të xhirohen me datën 27 shkurt, e për këtë arsye na duhet që grumbullimi i këpucëve të nisë sa më parë. Më pas të gjitha këpucët e lyera me të kuqe, do të vendosen me date 8 mars në shkallët në mes Prefekturës dhe Galerisë " Nikolet Vasia", ku do të qëndrojnë gjithë ditën e kush dëshiron mund të sjellë një degëz mimoze.

A ke një palë këpucë të kuqe që nuk i vesh më? A ke një palë këpucë që nuk të duhen më? A e di që shoqja jote ka...

Posted by Klodiana Spahiu on Saturday, February 20, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët duhet të punojnë 5 orë e 22 minuta për të paguar faturën më të lirë mujore të internetit me brez të gjerë, sipas një harte të

Një ditë pasi aksidenti i mori jetën 16-vjeçarit Flavio Osmani, banorët e Sukthit kërkojnë të ndërhyhet në rrugën që u bë shkak për ngjar

Mateo Osmani, djali i kreut të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani i ka dedikuar një postim prekës vëllait të tij, Flavios, i cili

Teksa prej më shumë se një viti koronavirusi është kthyer në temën kryesore, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, qytetarë, institucion

Shitjet online u revolucionarizuan gjatë pandemisë Covid-19, pasi masat kufizuese detyruan shumë biznese të operojnë në kushte jo të zako

Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim të numrit të popullsisë në shumicë

Në muajin janar 2021 inflacioni i matur sipas metodës së Eurostat shënoi 0.6% ose 0.2 për qind, më i lartë se matjet kombëtarë nga INSTAT

Nëse keni një palë këpucë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre dhe modeli që nuk ju duhen më, mund t'i dorëzoni pranë teatri "Aleksandë Moisiu" në

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.