Durrës, Këshilli Bashkiak miraton dhënien e 1.5 milion lekëve familjes së trenjakëve që humbën jetën

08/11/2017 - 19:05

   Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar në mbledhjen e sotme akordimin në parim të shumës 1.5 milion lekë të reja për familjen e trenjakëve, që u dogjën të gjallë dy muaj më parë në fshatin Romanat.

“Për miratimin në parim të vlerës 1’500’000 lekë si ndihmë financiare për humbjen e jetës të të ndjerëve Artur Gazmend Konçi, Valerio Gazmend Konçi dhe Alesio Gazmend Konçi, si pasojë e djegies së banesës, dhe dërgimin e dokumentacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brëndshme për vazhdimin e procedurave të mëtejshme”, ishte pika e rendit të ditës për të cilën këshilltarët votuan në mënyrë unanime.

Rreth 2 muaj më parë, në fshatin Romanat, Durrës u dogjën të gjallë në shtëpi trenjakët Artur, Valerio dhe Alesio Konçi. Mamaja e 3-vjeçarëve kishte shkuar të merrte vajzat në shkollë dhe I kishte lënë vetëm në shtëpi 3 djemtë.

Kur u kthye shtëpia ishte përfshirë nga flakët dhe megjithë përpjekjet e bëra nga bashkëfshatarët nuk u arrit që vogëlushët të nxirreshin të gjallë nga shtëpia e shkrumbuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rruga “Aleksandër Goga” është dëmtuar mjaft gjatë viteve të fundit.

Të varfërit në këtë vend po bëhen çdo ditë e më të varfër, pasi kanë mbetur jashtë vëmendjes së shetit.

Grimcat e pluhurit apo siç njihen ndryshe pm 2,5 janë ndotësit kryesor të ajrit, të shkaktuar nga qarkullimi i madh i automjeteve, fabrik

Në Shqipëri gratë që behën nëna përfitojnë leje prindërimi për 52 javë, edhe pse jo të paguara me 100% të pagës.

Emisioni “Stop” në Tv Klan sonte trajtoi mashtrimin që u bën qytetarëve një mjeke e quajtur Alma Robo.

Ekspertët e faqes së internetit “Numbeo”, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet, intervistuan banorët në

Akademia “Lider të rinj me integritet” nisi rrugëtimin e saj nga universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD).

Rentabiliteti i sistemit të drejtësisë duket se ka rënë dukshëm vitet e fundit teksa shihet se norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka

Për Thoma Rubinë është heshtur. Jetimin e mbetur nga lufta që Durrësi e mori që fëmijë dhe e edukoi e arsimoi.