Në një kohë që në Durrës ka arritur piku i të nxehtit dhe numrit të pushuesve, Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror po kryen kontrolle në një pjesë të furrave të bukës, por edhe subjekteve të tjera që merren me shërbim ndaj pushuesve.

Kontrollet janë intensifikuar në furra buke, bare, restorante, pastiçeri dhe subjekte të tjera për kushtet higjeno-sanitare dhe për pajisjen e personelit me libreza shëndetësore.

Në lokale po konsumohet duhan, kjo sepse në ambientet e jashtme temperaturat kanë qenë ekstreme dhe pronarët kanë lejuar të pihet cigare në ambiente të brendshme. Për të gjitha këto raste inspektorët kanë vendosur masa administrative ndaj pronarëve të subjekteve.

Zhaneta Saliu kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor tha për “DurrësLajm” se e gjithë administrata e këtij institucioni është angazhuar duke intensifikuar inspektimet e duke lënë detyra për subjektet që operojnë në fushën e turizmit.

Inspektorëve u janë ndërprerë lejet e zakonshme gjatë verës.

K.H.