Stina e nxehtë e verës ka shtuar edhe problemet shëndetësore, kryesisht çrregullime gastrointestinale, alergji dhe problemet respiratore të veshëve dhe bajameve në urgjencën e pediatrisë së Durrësit.

Numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë çdo ditë shkon deri në 100, thotë mjeku pediatër Fatmir Shahini.

Mjeku jep këshillë parësore për çdo familje të përdorin ushqime të freskëta të gatuara në shtëpi, dhe shmangia e çdo pije apo ushqimi me konservantë për fëmijët.

Një tjetër këshillë ka të bëjë me daljen e fëmijëve jashtë. Mjeku thotë se duhet regjim i rreptë për të nxjerrë fëmijët jashtë në këto ditë me temperaturë shumë të nxehtë.

Prindërit duhet të shmangin oraret e pikut në drekë, për fëmijët. Shahini flet edhe për probleme të tjera që shqetësojnë prindërit në këtë stinë për të vegjëlit e tyre.

Ndjekim mjekun pediatër:

K.H.