120 pisha kripore janë mbjellë në shëtitoren Taulantia në skajin fundor të saj tek lulishtja krah Sfinksit.

Prefekti i qarkut, Roland Nasto i cili ka marë pjesë në fushatën e pyllëzimit që ka nisur disa javë më parë në Durrës tha se karakteristikat e rritjes së kësaj pishe i përshtaten më së miri klimës së qytetit tonë bregdetar.

Prefekti tha se bimë të këtij lloji dhe fidanë selvie që shkojnë deri në katër metra lartësi, do të mbillen edhe në kodër Vilë aty ku ka erozion të vazhdueshëm.

Në oborret e shkollave dhe në ambientet e tjera publike pritet të mbillen pemë për të shtuar gjelbërimn në qytetin e Durrësit.

Drejtori i Pastrim Gjelbërimit tha se vëmendje do t’i kushtohet edhe varrezave të qytetit për mbjelljen e fidanëve.

Ndjekim materialin e përgaditur. 

K.H.