Durrës, nxënësit e shkollës profesionale "Hysen Çela", shumë lehtësi për integrimin në tregun e punës (VIDEO)

14/04/2018 - 09:54

   Përfaqësues të bizneseve të ndryshme në qytetin e Durrësit janë të predispozuar të marrin nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela” për të zhvilluar praktikën.

Një mundësi e tillë sipas drejtoreshës së shkollës, Blerina Dervishi, i ndihmon gjimnazistët të praktikojnë atë çfarë kanë mësuar gjatë orëve të mësimit, për t'u përgatitur kështu për tregun e punës.

Mësuesja e praktikës profesionale në recepsion-restorant, shprehet për DurrësLajm se nxënësit kanë një performancë shumë të mirë sepse vijnë të orientuar për të marrë profesionin.

Sipas saj, nxënësit e vitit të 3-të dhe 4-rt, janë pothuajse të punësuar në degët që ata kanë zgjedhur.

Të rinjtë e të 5-ta degëve që gjimnazi profesional “Hysen Çela” ofron, po përgatiten për të marrë pjesë në panairin në rang kombëtar që do të zhvillohet më datat 20, 21 dhe 22 prill në Tiranë, ku do të paraqesin punët më të mira të tyre.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fshati Bujqës në Elbasan, është fare pak kilometra larg qytetit dhe arrihet për 15 minuta me makinë.

Krahas rikonstruksionit të godinave dhe të sallave të leximit, të gjithë studentët të cilët jetojnë në “Qytetin Studenti”, do të mund të

Mbrëmë ka qenë nata e tretë e ngujimit të një grupi studentësh të universitetit të Durrësit.

Dy ditë më parë, 45-vjeçari nga Durrësi Lulzim Merja rrëfeu në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" në News24 se është braktisur së ba

Ditët e para të 2019-s nisën me një bilanc jo të mirë për sa u përket veprave penale, që nga vrasjet brenda familjes deri te vjedhjet.

Durrsakët nuk janë mësuar me temperaturat që kanë shkuar nën zero për javë me radhë.

Çdo ditë, po regjistrohen raste të reja fruthi.

Një fëmijë 6-vjeçar (R.I.) ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare.