Festat e fundvitit kanë sjellë shumë gjallëri, e kryesisht te vogëlushët e shkollave e të kopshteve në Durrës. Fëmijët, me rastin e këtyre festave, janë përfshirë javë më parë nga mësuesit e tyre në përgatitjen e aktiviteteve kulturore e sportive për të realizuar shfaqjen e fundvitit.

Shumë të lumtur e me shumë emocione, fëmijët e shkollës “Frymë dashurie” kanë realizuar një program artistik të ngjeshur me recitime, valle popullore nga treva të ndryshme të vendit, këngë dhe pjesë në dramë.

Nxënësit e klasës së pestë kanë shkëlqyer duke sjellë dramën e një vogëlusheje jetime e cila nuk mund t’i festonte festat e fundvitit njësoj si fëmijët e tjerë për shkak se ishte jetime dhe familja e saj shumë e varfër. Mesazhi që përcollën fëmijët është kuptimplotë: se besimi në Zot nuk duhet të humbasë kurrë.

Vogëlushët kanë sjellë këngë për Krishtlindjen, e për vitin e ri ndërsa me recitimet e tyre kanë marrë duartrokitjet e stafit e të prindërve që i ndiqnin me shumë vëmendje.

Klasa e shtatë ka fituar edhe konkursin për interpretimin më të mirë në këtë shkollë jo publike.

K.H.