Prej disa ditësh, në pjesën fundore të Shëtitores “Taulantia”, pranë “Sfinksit” janë vendosur shumë stola metalikë.

Vendosja e tyre është mirëpritur nga qytetarët, sidomos mosha e tretë, pasi kjo shtresë e shoqërisë ulet dhe kalon pasditen aty, buzë detit.

Shtimi i këtij elementi ka bërë që sheshi në fjalë të tërheqë edhe më shumë qytetarë, edhe për faktin se në shumë nga mbrëmjet verore, në këtë pjesë të Shëtitores organizohen koncerte festive duke bërë kështu më dinamike jetën e natës për qytetarët.