Durrës, shkolla mes lagështisë dhe të ftohtit, prindërit të shqetësuar për fëmijët (VIDEO)

07/02/2018 - 16:47

Burbuqe Bala është nëna e dy fëmijëve të shkollës "Jusuf Puka" në Durrës. Të dy vogëlushët janë rregjistruar për herë të parë në shkollën 9-vjeçare, pasi kanë ardhur nga Italia ku prindërit kishin emigruar për 15 vite me radhë.

Zonja Bala ka një shqetësim të madh për dy fëmijët e saj. Në shkollë nuk ka ngrohje dhe i biri i cili është nxënës në klasë të parë, një javë ishte i sëmurë me të ftohtë.

"Është një situatë jo normale, si është e mundur të bëhet mësim kur shkolla nuk ka ngrohje? Të gjitha muret janë plot me lagështirë, dhe në ato kushte po dërgojmë fëmijët për të bërë mësim. Si mund të bëjnë mësim fëmijët në kushte të tilla? E kam ngritur këtë shqetësim si prind, por drejtoresha e shkollës është e pafuqishme. Jam ankuar edhe tek portali i kryeministrit, se fëmijët po sëmuren nga i ftohti në shkollë e nga lagëshira e mureve," thotë nëna e shqetësuar.

Ajo nuk është kundër procesit mësimor, përkundrazi është mjaft e kënaqur me mësuesit në atë shkollë, të cilët kanë bërë të pamundurën që fëmijët të cilët erdhën nga Italia të përshtateshin më lehtë me nxënësit e tjerë dhe me mësimet.

E vetmja gjë që ajo kërkon, është kushte më të përshtatshme për mësimdhënie në mënyrë që shëndeti i fëmijëve të saj të mos ligështohet më.

Shkolla “Jusuf Puka” në Durrës është një prej shkollave më të vjetra në Durrës.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

''Gjatë muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografët e lëvizshëm po ofrojnë shërbim pa ndërprerje afër ven

Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018-en, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te

Flora Baftjari është zonja nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV dhunën që ushtron i vëllai Edmond

Dhuna është një plagë e shoqërisë, por ajo është edhe më e rëndë kur është brenda katër mureve të familjes.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën në universitetin e Durrësit ofron një alternativë unike në universitetet shtetërore: stu

Event mjaft i rëndësishëm në shoqërinë e një vendi janë martesat.

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të hëne historinë e dhimbshme të një gruaje, të dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti, me 6 urdhra

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka hapur dyert për 2200 studentë që ulen për herë të parë në auditore, nga 17 mijë që numërohe