Durrës, shpërndahen ndihma për familjet e prekura nga dëmet e tërmetit të 21 shtatorit (VIDEO)

15/10/2019 - 20:01

Krevatë, batanije, ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara nga tërmeti në njësitë administrative të bashkisë Durrës.

100 familje nga Ishmi, Katundi i Ri, Manza, Rrashbulli dhe Sukthi përfituan nga ndihmat e dhëna nga shoqata Qatar Charity Albania dhe ambasada e Katarit në vendin tonë.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast në palestrën e shkollës në Shënavlash ishin të pranishëm edhe kryebashkiakja Valbona Sako dhe nënkryetari i bashkisë Florian Tahiri.

Nënkryetari Tahiri bën të ditur se çdo familje përfituese mori një pako me ushqime rreth 50 kg si dhe veshje dhe batanije për të përballuar stinën e dimrit që po afron.

Nënkryetari nënvizon se ndihma e shoqatës bamirëse dhe ambasadës së Katarit u prit me falenderime nga banorët e njësive administrative, të cilët vuajnë ende pasojat e tërmetit të 21 shtatorit. 

Vlen të theksohet se shumë nga banesat e shpallura të pabanueshme në bashkinë e Durrësit i përkasin njësive administrative, veçanërisht Sukthit, Manzës, Rrashbullit etj.

Ndërkohë, autoritetet vendore janë në pritje të udhëzimeve që do të vijnë nga Këshilli i Ministrave lidhur me riparimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga tërmeti 5.8 ballë i pasdites së 21 shtatorit.  

Deri më tani bashkia e Durrësit ka akorduar një fond prej 100 milionë lekësh, kurse bashkia e Tiranës dhuroi 200 milionë lekë. 

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në News24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë

Pasojat e pastërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë dramatike në këtë prag dimri për mijëra banorë në Durrës.

Qendra “Smart Center” në Durrës vjen me oferta festive në muajin dhjetor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shënd

E ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24", psikologia Artemis Shehu tha se trauma pastërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

Ashtu siç ishte përcaktuar edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti sh

Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribute të çmuara për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Më 7 dhjetor 2019, lektorët e universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës (UAMD, Osman Metalla dhe Eugen Pepa, dhe Lions Club International

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë.