“Do jem një urë bashkëpunimi për ju, në drejtim të arsimimit të anëtarëve tuaj dhe të punësimit”,- tha Nasto.  

900 të verbër numërohen në qarkun Durrës, 600 prej të cilëve vetëm në qytet. Së fundi, ata janë grupuar në shoqatën e tyre, duke kërkuar integrimin në jetën e përditshme shoqërore dhe sociale. Përfaqësia e shoqatës së të verbërve ka zhvilluar sot një takim me prefektin e qarkut, Roland Nasto, të cilit i kanë kërkuar ndihmë për të qënë të përfaqësuar.

"Kemi ardhur që të adresojmë problemet tona për të bërë të mundur integrimin në jetën shoqërore të Durrësit e në të gjithë vendin",– tha Sajmir Farrici, president i shoqatës “Shpresë për të verbrit”.

Kërkesat e të verbërve kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore për t’u bërë të aksesueshme për të lëvizur edhe kjo kategori jo e vogël që jeton në Durrës. 

Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, nga ana e tij tha se do të nisë një bashkëpunim me institucionet vendore, në drejtim të plotësimit të kërkesave të tyre.

“Do jem një urë bashkëpunimi për ju, në drejtim të arsimimit të anëtarëve tuaj dhe të punësimit”,– tha Nasto.  

K.H.