Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Durrësi dhe Shijaku me rënien më të fortë të bareve dhe hoteleve gjatë 2010-2019

05/04/2021 - 07:39

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.

INSTAT referoi së në vitin 2019, në total ushtruan aktivitet 18 mijë e 440 hotele dhe restorante, por në disa bashki, numri i tyre është rritur dhe në disa të tjera, ka pësuar rënie të dukshme.

Numri i madh i aktiviteteve të bareve dhe hotele është në Bashkinë e Tiranës, e cila zotëron 30% të totalit.

Siç shihet nga grafiku, Vlora, Kamza, Elbasani dhe Feri janë bashkitë mE rritjen më të madhe të numrit të bareve dhe hoteleve gjatë 10-vjeçarit të fundit, në të kundërt Durrësi, Shijaku dhe Delvina panë mbylljen më të madhe të bareve, restoranteve dhe hoteleve në këtë periudhë. Në Durrës dhe Shijak, mbyllja e aktiviteteve është ndikuar nga zhvillimet e vitit 2019, ku tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit çoi në shkatërrimin e një serie aktivitetesh në të gjithë bashkinë. E njëjta arsye vlen edhe për mbylljen e këtyre aktiviteteve në zonën e Shijakut.

Me gjithë rënien, Durrësi është bashkia e dytë në vend për numrin më të lartë të bareve dhe restoranteve ndër teë 61 bashkitë. Vlora, Shkodra, Elbasani, Fieri dhe Korça vijnë në radhë për numrin e lartë të aktiviteteve të shërbimit ushqimor dhe akomodimit. Shpërndarja e këtyre aktiviteteve, sipas bashkive, përfaqëson ndryshime që pasqyrojnë urbanizimin e shpejtë të disa qyteteve të tilla si Kamza dhe zhvillimin e sektorit të turizmit. Qytetet më numrin më të lartë të hotele dhe restoranteve, përveç Tiranës, janë qytetet tipike turistike, si Vlora, Korça, Shkodra dhe Durrësi.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat, mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri, papunësia është më e lartë në personat e mirarsimuar sidomos ata me universitet, por pandemia Covid-19 duket se e ka përkeqë

Në Shqipëri janë rritur rastet me stade të avancuara të sëmundjeve tumorale, pasi diagnostikimi i hershëm u pengua nga frika e pa

Rrugët dytësore në zonën e Shënavlashit në Durrës nuk e meritojnë të quhen të tilla.

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsi

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t