Durrësi, qyteti me më shumë shofere gra në gjithë Shqipërinë

13/08/2019 - 07:39

Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë. Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.

Në vend të parë, për numrin më të lartë të lejeve të drejtimin në raport me popullsinë renditet qarku i Durrësit. Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me leje drejtimi 22 gra për çdo 1000 banorë gra që numëron ky qark. Monitor ka përllogaritur numrin e lejeve të drejtimit të lëshuara për secilin qark duke i kthyer në bazë të krahasueshme për 1000 banore gra.

Kështu në vend të dytë renditet qarku i Lezhës, ku sipas përllogaritjeve të Monitor për çdo 1000 gra u pajisën me leje drejtimi 19, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me përkatësisht 17 dhe 16 gra të pajisur për 1000 banore gra. Në Elbasan në 2018-n u lëshuan 12 leje drejtimi për 1000 gra.

Më pas Vlora, Berati dhe Kukësi u renditën me përkatësisht 10 leje drejtimi të dhëna për çdo 1000 mijë gra, të ndjekur nga Dibra me 9 leje drejtimi.

Në Fier dhe Gjirokastër, u pajisën me leje drejtimi 8  gra për çdo 1000 banorë.

Është për t’u habitur, por në fund të renditjes renditen korçaret. Me sa duket vajzat e Korçës janë nikoqire shumë të mira, por kur vjen puna te drejtimi i makinës nuk kanë interes që ta mësojnë.

Në total në të gjithë Shqipërinë në 2018-n janë lëshuar 20,051 leje drejtimi për gratë, nga 19,444 që u lëshuan një vit më parë. Megjithatë hendeku midis grave që pajisen me leje drejtimi dhe burrave mbetet shumë i lartë. Për të njëjtin vit, INSTAT raporton se janë pajisur me leje drejtimi 48,607 burra në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Megjithatë numri i burrave që kanë marrë një leje drejtimi ka ardhur në rënie ne krahasim me një vit më parë kur u pajisën 49,651 burra.

Kjo do të thotë që numri i meshkujve që marrin leje drejtimi është dy herë më i lartë se ai grave. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rindërtohet dhe pajiset me aparatura mjekësore moderne qendra shëndetësore e Vaut të Dejës, duke siguruar një standard të ri shërbimi për

Një grua pritet që të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri.

Buxheti për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë.

Gjatë muajit nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë

Historia e komplikuar midis nuses dhe vjehrrës së saj ishte sot pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar kë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë finan

Finalizohet operacioni policor "Stadiumi", kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetës

Numri i personave të moshës 20 dhe 79 vjeç me diabet pritet të arrijë në 700 milionë deri në vitin 2045, sipas studimeve të fundit nga Fe

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77%