Durrësi rrezikonte të shuhej/ Historia e Thoma Rubijës dhe heroizmi që u harrua...(VIDEO)

05/11/2018 - 16:34

Për Thoma Rubinë është heshtur. Jetimin e mbetur nga lufta që Durrësi e mori që fëmijë dhe e edukoi e arsimoi. Thomai, me origjinë nga Saranda i qe mirënjohës qytetit aq sa ishte i gatshëm që të sakrifikojë jetën e tij për të. U rrit në shtëpinë e fëmijës në Durrës, pasi nazistët i vranë të atin dhe ai një 6-vjeçar i humbur u soll në shtëpinë e fëmijës në Durrës.

Në katër vjetorin e ndarjes nga jeta të Thoma Rubijës, të bashkëqytetarit e ushtarakut guximtar, të cilit  i gjithë qyteti i Durrësit duhet t`i jetë mirënjohës është bashkëshortja e tij e moshuar e cila e sjell në vëmendjen publike.

Fanie Rubija edhe pse e moshuar këto ditë kërkoi që nëpërmjet mediave të bënte të ditur historinë e Thomait i cili në vitin 1970 me guximin e një ushtaraku të disiplinuar neutralizoi brenda në basenin e portit të Durrësit një silur, nga shpërthimi i të cilit gjithë qyteti i i Durrësit rrezikonte të shuhej. 

Në korrik të vitit 1973, gjatë një stërvitjeje me katerat silurues në kushte të afërta luftarake, një silur ka marrë gabim komandën dhe aksidentalisht ka hyrë në brendësi të basenit të Portit të Durrësit. Nëse do të shpërthente, përveç dëmeve katastrofike në Port, ajo mund të krijonte edhe incidente diplomatike për vendin për dëmet që mund të shkaktonte në anijet e huaja që ndodheshin në port. Silura u neutralizua nën det nga ushtaraku Thoma Rubija. 

Bashkëshortja e tij kujton se në varrim nuk i bënë nderime sipas traditës as ushtarakët që duhet ta përcillnin për në banesën e fundit. Nga çfarë kishte mësuar nga bashkëshorti por edhe nga kolegët e tij, ai vuri në rrezik jetën në një situatë kur katastrofa i rrezikonte jo jetn atij por gjithë qytetit. Qëlloi që elika e silurës është bllokuar nga kavot që gjendeshin në fund të portit dhe për ta neutrlizuar është zhytur duke rezikuar jetën e tij ushtaraku Thoma Rubija. 

Myfit Qorrduka, ish-ushtarak me detyra komanduese në flotë, kujton në librin e tij mbi flotën luftarake se si gjatë operacionit të çmontimit të djegores luftarake të silurës Thoma Rubia i veshur me kostum zhytësi në thellësinë 8 metra e neutralizoi silurën që qëndronte në ujë, gati për shpërthim.

Kanë kaluar rreth 45 vite që për këtë akt të rallë trimërie është heshtur. Thoma Rubija është ndarë nga jeta 4 vite më parë. Më 2 nëntor të vitit 2014. Një hero i vërtetë që mbeti i panjohur nga qyteti ku jetoi e punoi.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë.

Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 për azil në Francë. Elida ka një diplomë për infermieri.

Nis sezoni i XII i provimeve të shtetit për të gjithë mësuesit e rinj, që janë në pritje për licencën si kusht për të kërkuar një vend pu

Në këto kohë lajmesh të trishta, historia e Luftarit ngjan si “rast i izoluar”.

Një tjetër histori mjaft prekëse që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Sulltanes dhe Shpë

Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave që nga sot do të fillojë zbatimi i procedurave të reja për identifikimin, ndihmën e menj

Nga Admir Malaj, #ZëriIntegrimit

Para 25 vjetësh ishte eveniment të shkoje në Durrës, tek Shkëmbi Kavajës.

Qarqet më të plakura të vendit janë Gjirokatrsa, Saranda dhe Lezha.