Dy gjoba 500 mijë lekëshe për një gotë raki

Postuar: 08/12/2017 - 21:07

   Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “Gjergji Legisi”.

Pronari Bujar Hoxha tregon se mori 50 mijë lekë të reja gjobë se nuk kishte shënuar një gotë raki në faturë.

Pas disa ditësh gjoba përsëritet me të njejtin pretendim, që sipas Hoxhës është krejtësisht i pavërtetë.

Pas dy gjobave, tatimorët bllokojnë subjektin. Bujari thotë se ka paguar dy gjobat, por askush nuk po ia zhbllokon aktivitetin, edhe pse aty ka produkte ushqimore që kanë zënë krimba.

I kontaktuar në telefon nga gazetarja e emisionit “STOP”, drejtori i shërbimeve, Artur Papajani thotë se do t’i përgjigjen së shpejti qytetarit.

Më datë 1 Tetor grupe me inspektorë të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës nisën në terren aksionin për të kontrolluar të gjithë bizneset.

Kjo është faza e 3-të e aksionit anti-informalitet e cila do të zgjasë 1 vit dhe do të synojë zhdukjen e evazionit fiskal, duke nisur me inspektimin e bilanceve të biznesit, inventarët e tyre, xhiron dhe kuponin tatimor.

Më datë 11 Tetor, inspektorët e tatimeve shkuan në një fast food në rrugën “Gjergj Legisi” dhe i vendosën një gjobë me shumën prej 50 mijë lekësh të reja sepse nuk ishte prerë kuponi tatimor për një gotë raki. Më datë 27 Tetor u rikthyen sërish për të vendosur të njëjtën gjobë, pra me të njëjtin pretendim dhe shumë dhe bllokuan subjektin. /TvKlan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tirana renditet në vendin e 211-të nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga baza

Shkon në 13 numri i të prekurve me fruth në pediatrinë e QSUT.

Portali “Mësues për Shqipërinë” merr dimension të ri dhe formësohet duke shtuar më shumë transparencën dhe besimin, se vetëm përmes tij m

Aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si d

Një 25-vjeçare denoncon në emisionin “Stop” përvojën e tmerrshme, me të cilën po përballet që nga lindja e saj e dytë në maternitetin e D

Ditën e sotme, në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është çelur zyrtarisht kursi i gjuhës kineze.

Presidenti i Urdhrit të Infermierëve ka dhënë alarmin e largimit të infermierëve profesionistë dhe fizioterapistëve nga qarku i Durrësit

Mëngjesin e 9 marsit 2014, Lecco u zgjua me një lajm që dukej si një makth, por në fakt ishte realiteti më i keq.

Babai i shqiptarit Florenc Beqiraj i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Marsejë të Francës ka rrëfyer ngjarjen e tr

Ndërkohë që i gjithë ekipi i mjekëve në Pediatrinë e Durrësit është mbledhur për të analizuar dhe zbardhur rastin e rëndë të vdekjes së 7