Dy shqiptarët, Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi janë ngjitur në majën më të lartë në botë, në Everest. Ata arritën që të hipin në majën më të lartë të botës sot rreth orës 06.00.

“Sot më datë 27 maj, në orën 6, Mrikë Nikqi, më e reja e të gjithë alpinistëve, njohur me nofkën "Mrikë Malësorja", arriti me sukses që të ngjitet në Everest në lartësinë prej  8848 metra.  Ajo ishte e shoqëruar nga babai Arianit Nikqi”, shkruhet në një portal që i dedikohet eventit “Everest 2019”.

Mrika Nikqi arriti në 8848 metra lartësi në moshën 17-vjeçare, duke shënuar rekordin, si alpinistja  më e re që ngjitet në majën më të lartë në botë.