Dy artistët e njohur, vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, zërat më të fortë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar kanë rezultuar me COVID-19.

BalkanWeb raporton se dy vëllezërit Budina i janë nënshtruar tamponit dhe kanë rezultuar pozitivë.

Nuk dihet se nga janë infektuar me koronavirusin e ri dy regjisorët por kujtojmë se ata kanë qenë në krye të disa protestave në kryeqytet që nga 17 maji kur u shemb Teatri Kombëtar, ndërkohë që më pas ndërmorën një tur për firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në disa rrethe.

Nga ana tjetër, familjarët e dy artistëve deklarojnë se kanë bërë tamponin por nuk kanë marrë ende përgjigje.