Kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 55-vjeçari Ligor Biba u arrestua nga policia për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të fqinjes së tij të mitur vetëm 15-vjeç.

Fëmija që erdhi si rezultat i një marrëdhënie seksuale me dhunë sot është në jetimore. Vajza tregon se është në ankth dhe ka frikë për jetën e saj, ndërsa është privuar dhe nga frekuentimi i shkollës.

“Fëmijen e çova ne jetimore. Une ate njeri nuk e fal. Jam shume ne ankth dhe kam frike mos me vrasin. Nuk shkoj as ne shkolle nga frika. Nuk dua te me vijne më njerezit e tij në shtëpi dhe të më ofrojnë lekë per ta falur”.

Ndërsa e ëma e saj tregon se u njohën të hënën me përgjigjet e analizave. Ajo thotë se njerëzit e Ligorit u shkojnë vazhdimisht në shtëpi duke u ofruar para që ta falin.

"Pergjigjet e analizave i mesuam dje. Njerezit e Ligorit na vijne shpesh ne shtepi. Kerkojne te na japin lekë qe ti falim. Ndihemi te kercenuar. Nese i ndodh gje familjes time do vendos vete drejtesine mbi ate njeri".

Ligor Biba u arrestua nga policia e Pogradecit me 15 tetor të një viti më parë, pas denoncimit që e mitura bëri ndaj tij në një kohë që ishte në muajin e tetë të shtatzanisë./Oranews/