Elvis Naçi u ka lidhur pension gjashtë fëmijëve të dy vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi në Gjilan të Kosovës. Naçi njoftoi gjithashtu se do mundësojë ndërtimin e një banese për ta.

Vëllezërit Abazi humbën jetën nga tërmeti. Naçi theksoi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të ndërtohet shtëpia e re si dhe do u lidhet një pension në vlerën e 1000 eurove për 6 fëmijët e mbetur jetimë.

"Ne Familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqen nga termeti dy vellezerit qe ndodheshin ne Durres, Qofshin te Xhenetit dhe shume shpejt fillon Shtepia e re per t'u ndertuar dhe nje pension 1000 euro per 6 Jetimet. Amin", shkruan Naçi.