12/11/2019 - 08:48
Kësaj radhe Open udhëtoi drejt Italisë ku bëri intervista me famijlarët e Alvin Berishës dhe më gazetarët e Le Iene që e bënë publike historinë e 11-vjeçarit.
Afrim Berisha i ati i Alvin, tha në Open se Alvin kishte edhe plagë të tjera përveç asaj të thembrës që ishte e njohur tashmë.
Teologu i njohur Elvis Naçi tha se kishte kontaktuar me Afrimin dhe i ka garantuar çdo mbështetje për shërimin e Alvinit.
“Fola me Afrimin para se të hyja në studio. Ishte pak i mërzitur por i thashë mos u mërzit. Kaloi një natë e errët dhe tani dielli po tregon rrezet e para. Alvin do t’i nënshtrohet analizave për të kuptuar gjendjen e plotë shëndetësore. I kam thënë Afrimit që do mbulojmë gjithçka që është e nevojshme deri në kurimin e plotë të Alvinit”, tha teologu Naçi.
/portali DurresLajm/