Në 150 shkolla të arsimit parauniversitar në vend do të ketë oficerë sigurie që do të mbikëqyrin nxënësit dhe personelin mësimor. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi shërbimin e sigurisë publike në këto institucione dhe kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e sigurisë. “Gazeta Shqiptare” zbardh listën e plotë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të cilin do të zbatohet ky vendim.

“Shërbimi i sigurisë publike në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, siguron përmirësimin e sigurisë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollave dhe ambientet përreth, nëpërmjet krijimit të figurës së oficerit të sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar; garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj; si dhe parandalimin e dukurive negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun/en e shkollës dhe prindërit”, theksohet në vendim.

Në këtë të fundit bëhet me dije se ky shërbim do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit me oficerët e policimit në komunitet; si dhe përmirësimin e perceptimit të oficerit të sigurisë te nxënësit dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre e policisë.

Institucioni përgjegjës
Akademia e Sigurisë, si institucioni përgjegjës i vetëm për arsimin e lartë policor, që ka për qëllim formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe ofrimin e specializimeve e të kualifikimeve për institucione të tjera të zbatimit të ligjit, për personat fizikë dhe juridikë në fushën e rendit e të sigurisë publike, të përgatisë dhe trajnojë oficerët e sigurisë për institucionet e arsimit parauniversitar.

“Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për t’u përzgjedhur oficer sigurie janë, si më poshtë vijon:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

ç) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

d) Të mos ketë marrë masën disiplinore të largimit nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë;

dh) Të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociolo-gjisë, psikologjisë, drejtësisë;

e) Të jetë jo më shumë se 40 vjeç;

ë) Të ketë njohuri të mira kompjuterike”, nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për Arsimin.

Ndërkohë, numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse do të përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Emrat e shkollave që do të pajisen me oficerë sigurie

Nr- Emri i shkollës  – Vendodhja  – Numri i nxënësve

1 “Ismail Qemali” Tiranë qytet 1720 2 “Ibrahim Rugova” Kamzë 1477
3 “Sami Frashëri” Tiranë qytet 1419 4 “P. N. Luarasi” Tiranë qytet 1291
5 “Qemal Stafa” Tiranë qytet 1263
6 “Havzi Nela” Kukës 1207
7 “Shote Galica” Fushë-Krujë 1134
8 “Janaq Kilica” Fier 1127
9 “Myslym Keta” Tiranë qytet 1104 10 “Said Najdeni” Dibër 1051
11 “A. Z. Çajupi” Tiranë qytet 1016
12 “Leonik Tomeo” Durrës 980
13 “Ali Demi” Vlorë 914
14 “Besnik Sykja” Tiranë qytet 895

15 “Hydajet Lezha” Lezhë 885
16 “Partizani” Tiranë qytet 849
17 “At’Shtjefën Gjeçovi” Kurbin 833
18 “Naim Frashëri” Durrës 804
19 “Babë Dudë Karbunara” Berat 790
20 “Asim Vokshi” Tiranë 786
21 “Elez Isuf Ndreu” Kamzë 752
22 “Aleksandër Moisiu” Kavajë 746
23 “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan 725

24 “Dhaskal Todri” Elbasan 683
25 “18 Tetori” Lushnjë 677
26 “Aleks Buda” Tiranë qytet 676
27 “Jordan Misja” Shkodër 670
28 “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan 668

29 “Gramoz Palushi” Paskuqan, Kamzë 666

30 “Skënderbeu” Has 624
31 “Sinan Tafaj” Tiranë 621
32 “Hasan Tahsini” Sarandë 620
33 “Muharrem Çollaku” Pogradec 614
34 “Isa Adem Boletini” Tiranë 610
35 “Gjergj Kastrioti” Durrës 587
36 “28 Nëntori” Shkodër 584
37 “Ibrahim Muça” Librazhd 582
38 “Arben Broci” Tiranë 580
39 “Jordan Misja” Tiranë 564
40 “Gjergj Pekmezi” Pogradec 563
41 “Arif Halil Sulaj” Kurbin 547
42 “Oso Kuka” Shkodër 543
43 “Asim Vokshi” Tropojë 522
44 “Bulqizë” Bulqizë 510
45 “Adem Vrapi” Roskovec 510
46 “Isa Boletini” Paskuqan, Kamzë 503
47 “Fuat Babani” Devoll 501
48 “Shefqet Guzi” Gramsh 493
49 “Raqi Qirinxhi” Korçë 491
50 “Themistokli Gërmenji” Korçë 489
51 “Dervish Hekali” Mallakastër 483
52 “Pjetër Budi” Mat 466
53 “Skënderbeu” Krujë Krujë 455
54 “Shejnaze Juka” Shkodër 451
55 “5 Tetori” Kuçovë 441
56 “Eqrem Çabej” Tiranë qytet 441
57 “Olsi Lasko” Durrës 437
58 “Perikli Ikonomi” Fier 437
59 “Muhamer Janina” Berat 431
60 “Ahmet Dakli” Elbasan 429
61 “Bernardina Qeraxhia” Durrës 416
62 “Kristaq Capo” Berat 409
63 “Vasil Kamami” Elbasan 402
64 “28 Nëntori” Mat 381
65 “Maqellarë” Dibër 380
66 “Halit Berzeshta” Librazhd 377
67 “Sami Frashëri” Elbasan 374
68 “Zhani Ciko” Patos 373
69 “Rrëshen” Mirditë 373
70 “Avdulla Keta” Tiranë qytet 370
71 “Siri Shapllo” Gjirokastër 369
72 “Sherif Hoxha” Malësi e Madhe 368

73 “Kristaq Capo” Shksh Berat 366
74 “Miti Zoi Zaka” Lushnjë 366
75 “16 Shtatori” Durrës 362
76 “Mustafa Kemal Ataturk” Peqin 361

77 “Myslim Shima” Tiranë 359
78 “Shaban Çollaku” Mat 358
79 “Halim Xhelo” Vlorë 347
80 “Sandër Prosi” Tiranë 334
81 “Ramiz Aranitasi” Skrapar 330
82 “Haxhi Qehaj” Kavajë 327
83 “Mustafa Hoxha” Cakran, Fier 323

84 “Mahmut & Ali Cungu” Elbasan 313
85 “Kutalli” Berat 312
86 “Sami Frashëri” Përmet 312
87 “Rifat Manjani” Bulqizë 308
88 “Zihni Magani” Peqin 306
89 “Kolë Idromeno” Shkodër 305
90 “Asim Zeneli” Gjirokastër 298
91 “Luigj Gurakuqi” Elbasan 295
92 “Tomorr Sinani” Elbasan 294
93 “Jani Minga” Vlorë 274
94 “Maliq” Korçë 268
95 “Kullë” Durrës 262
96 “Ibrahim Hasmema” Tiranë 260
97 “Osman Gjini” Elbasan 258
98 “Abaz Shehu” Tepelenë 257
99 Manëz Durrës 255
100 “Bajram Abdiu” Kukës 255
101 “Jani Nushi” Lushnjë 255
102 “Nënë Tereza” Shkodër 254
103 “Sadik Stvileci” Tiranë 254
104 “Myslym Shima” Tiranë 253
105 “Vajdin Lame” Tiranë 253
106 “Sulejman Delvina” Delvinë 252
107 “Myrteza Kepi” Kuçovë 242
108 “Adem Haxhija” Shkodër 241
109 “Sadi Nuri” Tiranë 238
110 “Skënderbeu” Krujë 237
111 “Sali Halili” Librazhd 235
112 “Milot” Kurbin 231
113 “Farkë” Tiranë 231
114 “Ymer Dishnica” Korçë 226
115 “Qemal Bazelli” Pogradec 226
116 “Petro Nini Luarasi” Kolonjë 225
117 “Pirg” Korçë 222
118 “Sukth i Ri” Durrës 221
119 “Kastriot” Dibër 214
120 “Katund i Ri” Durrës 214
121 “Mustafa Qemal Ataturk” Vlorë 213

122 “Loro Boriçi” Tiranë 212
123 “At’Shtjefën Kurti” Kurbin 210
124 “Sabah Sinani” Pukë 209
125 “Gosë” Kavajë 207
126 “Miranda Baku” Elbasan 204
127 “Sulejman Elezi” Kamzë 204
128 “Anastas Çakalli” Elbasan 202
129 “14 Engjëjt” Pogradec 201
130 “Mahir Domi” Elbasan 200
131 “Llesh Nik Daka” Lezhë 200
132 “Faik Konica” Korçë 197
133 “Vath Koreshi” Lushnjë 197
134 “Fushë-Arrëz” Pukë 196
135 “Hajredin Fratari” Mallakastër 193
136 “Hydajet Lezha” Lezhë 189
137 “Dom Nikoll Kacorri” Durrës 188
138 “Vaqarr” Tiranë 178
139 “Luz i Vogël” Kavajë 174
140 “Jovan Ndreko” Fier 168
141 “Syzes” Berat 167
142 “Karl Gega” Lezhë 167
143 “Besnik Hidri” Durrës 163
144 “Dilaver Nezha” Librazhd 162
145 “Dodë Kaçaj” Malësi e Madhe 161
146 “Fiershegan” Lushnjë 157
147 “Nikollë Zogoriani” Shkodër 157
148 “Mustafa K. Ataturk” Kamzë 151
149 “Bubq” Krujë 150
150 “Muhamet Kondi” Poliçan 150

Burimi: Gazeta Shqiptare