25 mijë e 400 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë kësaj jave në urgjenca dhe poliklinika si pasojë e prekjes nga viruset gripale.

Sipas burimeve të Institutit të Shëndetit Publik, rastet në rritje kanë shënuar kulmin e epidemisë, shkruan tv.klan.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë sezon janë identifikuar 4 viruse gripale, 2 të tipit A dhe 2 të tipit B.

Më të prekur janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare janë paraqitur mbi 400 fëmijë me probleme shëndetësore.

Nuk mungojnë as rastet me komplikacione të cilët po trajtohen në shërbimet renimatore të pediatrisë, Spitalit Infektiv dhe spitalit “Shefqet Ndroqi”.