Eurostat: Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë

23/05/2019 - 07:54

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinje. Për më tepër dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fundit, siç tregojnë dhe kërkesat e larta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për numrin e popullsisë (6.6 aplikime për 1,000 banorë, dhe e dyta pas nesh është janë gjeorgjianët, me 4.6 aplikime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime).

Në total nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, sipas të dhënave të mëparshme të Eurostat.

Kjo mani për të ikur po reflektohet dhe në shifrat e popullsisë.

Të dhënat e fundit të Eurostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007-n ashtu dhe në 2017-n, teksa më shumë persona ikin, sesa kthehen.

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2 (shih grafikun).

Për Turqinë norma neto e migracionit ishte pozitive (1.6 për 1.000 banorë),  ndërsa për Maqedoninë, Bosnjën dhe Serbinë, flukset migratore pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Në kahun tjetër, Shqipëria vijon të ketë një shtesë natyrore pozitive, ndonëse minimale, me lindjetqë i kalojnë vdekjet dhe norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte rreth 3 për 1,000 banorë.

Shtesa natyrore e popullsisë është veçanërisht e lartë në Kosovë dhe Turqi, ku norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte 11.4 për 1 000 banorë në Kosovë dhe 10.8 për 1 000 banorë në Turqi. Në kontrast, vdekjet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi i kalojnë lindjet dhe si rrjedhojë shtesa natyrore e popullsisë ra me 2.0 për 1 000 banorë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me 5.5 për 1 000 banorë në Serbi.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një normë bruto të lindjeve prej 10.7 për 1,000 banorë, duke u renditur e katërta pas Kosovës (16.8), Turqisë (16.1), Malit të Zi (11.9), ndërsa në fund renditet Bosnja (8.3).

Për vdekjet kryeson Serbia me 14.8 vjekje për 1,000 banorë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta, pas Malit të Zi (10.5), Bosnjës (10.4), Maqedonisë së Veriut (9.8). Norma më e ulët e vdekjeve është në Kosovë (5.4).

Serbia ka dhe popullsinë më të plakur, me 20% të saj që është mbi 65 vjeç, por ky tregues mbetet i lartë dhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi me rreth 15.16%. Më e ulëta, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç është në Kosovë dhe Turqi, me rreth 10%.

Turqia dhe Kosova kanë dhe popullsinë më të re, me 23-25% të saj që e zënë të rinjtë nën 15 vjeç, ndërsa në Shqipëri, pesha e atyre që janë nën 15 vjeç ishte rreth 185 në 2017-n. /Monitor.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët.

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Finiq, ku prezenca e një flamuri grek në miting shkaktoi debat në r

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim.

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Kukësi deklaroi se do të nisë rehabilitimi i gjashtë qendrave shën

Psikologët dhe sociologët në Durrës ngrenë alarmin e rritjes së adoleshentëve jo vetëm të dhunshëm, por edhe me precedentë të theksuar kr

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e

Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.