Flora Baftjari është zonja nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait.

Në emisonin e sotëm, Shqiptarja.com shkruan se i pranishëm do të jetë edhe vetë i vëllai Edmond Baftjari, I cili do të japë versionin e tij të historisë.

Familja Baftjari jeton në fshatin Lalm në Vaqarr, ku z.Xhavid dhe znj.Shiqere jeton bashkë me vajzën e tyre Flora, nusen e ve që jeton bashkë me ta, pasi djali tjetër që jetonte në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti.

Rrëfimi i tyre nis me traumën që kanë pësuar anëtarët e kësaj familje pas dhunës, kërcënimeve që ushtron vazhdimisht djali tjetër i familjes, Edmond.

Zonja Shiqere tregon sesi ndryshoi djali i tyre, pasi 10 vite më parë, ai nuk ishte ky që është sot, ai ishte një djalë punëtor, i shkathët dhe familjar.

Imami në xhaminë e Rrugës së Kavajës denoncohet nga familjarët për dhunë. Madje me dhunë kërkon t’i imponojë motrës së tij, Florës, fenë që ai predikon prej vitesh. Madje ky rrëfim merr përmasa të tjera kur ndaj Florës është ushtruar dhunë psikologjike duke i imponuar martesën me një nga imamët e xhamisë që i vëllai frekuenton.