Familja çame Hamiti, bamirësi për personat me aftësi të kufizuar

21/12/2013 - 18:13

Babë dhe bir kanë shpërndarë ndihma për rreth 100 familje invalidësh të dhe të verbërish (paketa ushqimesh me miell, sheqer, vaj, pulë, etj.) si dhe dhuruan një karrige elektronike me rrota për invalidë

DURRËS, 21 dhjetor 2013 – Familja e njohur Hamiti trashëgon dhe çon më tej traditën çame të bamirësisë, teksa është kujdesur për personat me aftësi të kufizuar, tani, në prag të festave të fundvitit. Edhe kur ishte kryetar i këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit, arkitekti dhe biznesmeni Indrit Hamiti, një veprimtar i shquar i kauzës çame, është kujdesur personalisht për zgjidhjen e problemeve që ka shoqata e Invalidëve të Punës Durrës apo edhe të tjera. Kështu, më 21 dhjetor 2013, babë dhe bir, Ismail dhe Indrit Hamiti kanë shpërndarë ndihma për rreth 100 familje. Janë paketa ushqimesh me miell, sheqer, vaj, pulë, etj. Përveç këtyre, dhuruan dhe një karrige elektronike me rrota për invalidë. Ndihmat u janë shpërndarë kryesisht anëtarëve të shoqatave të të Verbërve dhe Invalidëve të Punës. Me këto shoqata Indriti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm. Pavarësisht problemeve dhe vështirësive që po has biznesi, familja Hamiti e ka parë financimin si një detyrim moral para shoqërisë dhe ndërgjegjes së tyre. Ndonëse ky financim nuk është i vogël, familja Hamiti mendon të jetë si gjithmonë pranë njerëzve dhe shtresave në nevojë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në periudhën 19 shtator — 21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania.

Histori tronditëse. Një nënë fatkeqe në kërkim të vajzës së zhdukur 35 vite më parë e një nëne fatlume e cila e birësoi.

Një histori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.

Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, ka ndërruar jetë.

Kompania Smart Center Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit

Instituti i Shëndetit Publik del me deklaratë lidhur me fluksin e pacientëve te reparti Infektivit në qendrën shëndetësore “Nënë Tereza”.

*Biznesi i farmaceutikës po sheh një periudhë lulëzimi, teksa importet e ilaçeve në sasi u rritën me 21% gjatë 7-mujorit 2019

Nga janari i këtij viti janë 16 pacientë që kanë kryer transplatin e veshkave falas ndërsa nga fillimi i financimit të paketës së transpl

Në një lidhje telefonike nga Greqia në emisionin "Me zemër të hapur" në News24, motra e Indrit Çelës, Eranda kërkon drejtësi për vëllain