Familja e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, në një format ndryshe!

Postuar: 10/07/2018 - 11:35

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ndryshe nga zakonisht, në një format të veçantë organizuar në kampusin universitar, prezantoi stafin e tij akademik dhe mënyrën e tij të funksionimit në një emision të posaçëm televiziv, me qëllim promovimin e vlerave dhe mundësive që ofron ky institucion i arsimit të lartë, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë por edhe në të gjithë rajonin.

Në këtë event ishin të pranishëm një pjese e madhe e profesorëve të cilët kanë pasur një eksperiencë të gjatë si ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë:

Prof.Dr.Armen Kadriu –Kryetar i Bordit  Drejtues në Uns dhe njëkohësisht ligjërues në Fakultetin e Shkencave Ekonomike.

Dr.Mirela Karabina, ish-ministre e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, aktualisht profesore pranë UNS.

Prof.Sejfulla Osmani- Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike.

Prof.Marko Bello-Profesor pranë Fakultetit të Shkencave Politike.

Doc.Dr.Dashmir Nasufi –Profesor pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, drejtimi Kriminalistikë dhe Dedektiv .

Doc.Dr.Shpëtim Cami –Profesor pranë Fakultetit të Shkencave Politike,njëkohësisht Kryeredaktor i Revistës shkencore The Heritage.

Prof.Dr.Biljana Ciglovska- Dekane në Fakultetin e Shkencave Ekonomike.

Prof.Gëzim Selimi –Profesor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike  pranë UNS njëkohësisht dhe pranë filialit të UNS në Gostivar.

Misioni dhe vizioni i UNS reflektohen hap pas hapi nga stafi akademik dhe administrativ  i UNS, ku qëllimi i tyre është integrimi i sistemit të mësimdhënies,rritja e nivelit të hulumtimit shkencor dhe aplikimi i kurrkikulave bashkëkohore.

UNS si një institucion dinjitoz arsimor është plotësisht i fokusuar në edukimin e studentëve duke ju ofruar atyre ,një bazë solide të njohurive dhe praktikave mësimore, në ciklin e studimeve Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Bazuar në diversitetin intelektual dhe kulturor, një nga qëllimet kryresore të UNS është të kontribuojë në zhvillimin lokal dhe rajonal, duke ju mundësuar studentëve aktualë dhe të ardhshëm, kushtet më të mira për të kryer studimet në mënyrë që ata të përmbushin ambiciet kundrejt formimit akademik dhe profesional.

Në fokus të diskutimit ishin; politika e shpërndarjes së bursave sociale dhe meritore për maturantët e ardhshëm, shpalosja e një kornize të përgjithshme lidhur me procesin akademik të UNS, sfidat e arsimit ,programet studimore që ofron ky institucion si ERASMUS MUNDUS, Work and Travel dhe Work and Study si dhe një pjesë e mirë e studentëve të UNS të cilët ndanë eksperiencën e tyre në këtë Universitet !

Inkurajuar nga mbështetja e shumë institucioneve vendase dhe të huaja duke mbajtur vizionin dhe misionin e qartë, UNS po zhvillohet dhe rritet vazhdimisht me qëllim për t’u bërë një universitet ndër-rajonal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, s

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipa

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës organizoi më 20 shtator 2018, Ceremoninë e Diplomimit për rreth 1300 studentë të programeve Ba

   Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar.

SHÇBA ka arrestuar 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të k

   Italia po përballet me një krizë në sektorin shëndetësor, pasi në të gjithë vendin nevojiten rreth 53 mijë infermierë.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, fton studentët që të aplikojnë në pro

Me një qetësi që gati të habit pasi ato çka nxjerr nga goja mund të kenë lënduar shumë zemra, Batin Duka ka treguar në emisioni ‘Me zemër

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë.

   Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje,