12/03/2018 - 16:01
Tre fëmijëve të Lulëzime dhe Blerim Xhafës nuk ju mungon vetëm ushqimi por gjithçka për të jetuar. Të papunë, pa ndihmë ekonomike e sociale, pa asnjë të ardhur, familjes 5 anëtarëshe ia pagoi "Fundjavë ndryshe" dy muaj qeranë e shtëpisë prej fillim janarit.
Por me të mbaruar kontrata e qerasë ata përfunduan në rrugë ditën e sotme, dhe për të mos i lagur shiu i kësaj fillim jave, po qëndrojnë në strehën e shkallëve të pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu".
Që në mëngjes "frymën" e mbajtën në bashki për të gjetur sikur edhe një ndihmë minimale, por nuk gjetën asgjë. Fëmijët po ushqehen me ato që ju falin kalimtarët në rrugë. Fytyra u është skuqur nga të ftohtët, ndërsa prej banesës ku jetonin deri mbrëmë, kanë marrë vetëm një jorgan të cilin e kanë edhe shtroje edhe mbulesë.
Lulëzimja kërkon vetëm një kasolle mbi kokë, ku mund të fusë fëmijët e saj që i kanë përfunduar në rrugë. Blerim Xhafa tha se vuan nga turbelukozi, duhet të shkonte për mjekim në spital, por nuk ka ku lë fëmijët.
I dorëzoi dokumentet që i kërkuan për të përfituar ndihmë ekonomike, por në fund i kthyen përgjigje negative. Familja e tij nuk mund të përfitojë ndihmë financiare nga shteti. Ata kërkojnë vetëm ndihmë, që dikush tu mundësojë qoftë edhe një kasolle mbi kokë, të mos ngrijnë së ftohti.
*Të gjithë ata që munden dhe duan të ndihmojnë sado pak familjen Xhafa, të kontaktojnë në numrin e telefonit të kryefamiljarit: 0699369655
/portali DurresLajm/