Festa e 28 Nëntorit ndryshe, flamuri kuqezi valëvitet në Spitalin Infektiv

28/11/2020 - 19:12

Përvjetori i 108-të i Ditës së Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një situatë të pazakontë, teksa përballet me pandeminë Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar dy foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjekë teksa valëvisin flamurin kombëtar në ballkonin e Spitalit Infektiv.

Ndonëse “bluzat e bardha” janë në vijën e parë të frontit në përballje me Covid-19, disa mjekë nuk kanë harruar festën e flamurit.

Në mesazhet dhënë qytetarëve ministrja Manastirliu ka apeluar që të tregohet kujdes gjatë ditëve të festës. “Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, ka deklaruar ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin "Shefqet Ndroqi",

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në Facebook për një 10-vjeçar nga Burreli, i ci

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me j

Dritani, 40 vjeç nga qyteti verior i Kukësit, qëndroi gjatë pas kangjellave të spitalit “Shefqet Ndroqi” më 14 dhjetor, në pritje të një