Festa e Fitër Bajramit, dhjetëra besimtarë myslimanë falen në Durrës (FOTO+VIDEO)

15/06/2018 - 08:23

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.

Dhjetëra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e festimit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit.

Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, në qytetin e bregdetar ka nisur në 6:00 të mëngjesit, kur qindra e mijëra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë. 

Myftiniu ka drejtuar ceremoninë në xhaminë e qytetit të Durrësit, ndërsa pas përfundimit të saj, besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për festën dhe mbylljen e muajit të Ramazanit.

Të gjithë besimtarët, më pas, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.

Edhe stafi i “DurrësLajm” iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Fitër Bajramin!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu