Frika nga tërmetet, këshilla e psikiatres: Truri organi më i dëmtuar, kthejuni hobeve

06/12/2019 - 14:32

Pasi vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, duke shkaktuar viktima dhe njerëz të lënduar, frika dhe paniku ‘mbërthehu’ qytetarët. Qindra qytetarë braktisën banesat e tyre nga frika e lëkundjeve, ndërsa iu drejtuan hoteleve, fjetën në makinë apo dhe u larguan në qytete të tjerë. E tashmë kur kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ka njerëz të tmerruar që nuk janë kthyer ende në normalitet.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ psikiatria Arjana Rreli, pohoi se frika që përjetuan qytetarët është një fazë normale, por pavarësisht këtij fakti të gjithë duhet t’i kthehemi jetës së përditshme. Sipas Rrelit, truri ka qenë organi më i goditur nga tërmeti shkatërrimtar, që la pas 51 persona të pajetë dhe mbi 700 të plagosur.

Mes të tjerash Arjana Rreli tha se një nga zgjidhjet për të luftuar frikën është kthimi i tyre tek hobet dhe përditshmëria.

“Tërmeti është një ngjarje që nuk parashikohet dot. Ndaj nuk mund të jetojmë me frikërat tona. Le t’i kthehemi jetës tonë normale që të arrijmë normalitetin sa më shpejt. Normaliteti u cënua. Secili nga ne është i ndryshëm, ndaj dhe reagimet janë të ndryshme. Më të cënuar kanë qenë ata që janë më afër dëmeve, njerëzore apo materiale. Po ashtu dhe personat që kanë pasur ankth të instaluar, për shkak të traumave të vjetra, ndaj e nxjerr në pah atë. Kjo ishte një traumë e një niveli të lartë. U cënua jeta e cilit prej nesh. Ne jemi mësuar që të quajmë traumë dhe humbjen e një familjari të dashur, por emocionalisht ndikon jo mirë në mbarëvajtjen e përditshme. Nëse personi shikon se gjithë kjo përfshirje mbetet në atë intensitet apo shtohet, ai duhet të kërkojë ndihmë. Aq më tepër nëse cënon aktivitetin e përditshëm. Secili nga ne ka kaluar mbi një të kaluar. Mund të ketë pasur jetë pa trauma dhe problematika të forta në pjesën e rritjes. Apo goditjet e forta që personi merr papritur, ato përjetohen nga sistemi nervor dhe japin impaktin e vet tek ekuilibri. Teksa prisja telefonata nga ata që unë i kisha nën trajtim për ankthin, këta persona më morën për familjarët e tyre. Vet ata ishin më të fortë se kurrë. Për çdo shqetësim që tejkalon çfarë ne quajmë ekuilibër, duhet të drejtohemi tek punonjësi i shëndetit mendor. Kësaj radhe truri ka qenë organi më i goditur. Ne duhet të ecim në normalitetin tonë. Kemi ditë të tjera përpara. Është shumë e domosdoshme që ne t’i kthehemi hobeve tona. Nëse dikush ka hob leximin, duhet të kthehet tek ai. Pjesa e sportit është e domosdoshme. Është ai që shkarkon impulset tona. Është mirë që të bisedojmë me njëri-tjetrin, për gjëra të këndshme, kreative. Pas një fëmije të tronditur, duhet të shihet një familjar që ka përjetuar panikun në momentin e tërmetit. Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët, t’i argëtojnë, t’i çojnë nëpër këndë lojërash. Për hir të së vërtetës ky tërmet do të ngelet shumë në mendje tek ne”, tha psikiatria Rreli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombë

Presidenti Ilir Meta njofton se sot ka marrë vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrta

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre si

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se Covid 19 është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmër

Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.