Ekipi simpatik i futbollisteve vajza të KF Teuta ishin sot në rubrikën "Kam një mesazh për ty" në emisionin "E diela shqiptare" në Tv Klan.

Justifikimet për gabimet e vazhdueshme që bëjnë nuk pinë më ujë tek drejtuesit e skuadrës. Ato kanë ardhur për të kërkuar falje për gabimet si vonesat, humbja e bazës materiale, regjimi, orët e gjumit që nuk flenë herët një ditë para dhe janë të lodhura gjatë ndeshjeve.

Vajzat tregojnë se pasioni i tyre për futbollin ka nisur që në moshë të vogël teksa shikonin ndeshje me baballarët. Dënimi që ato marrin nga zysha dhe trajneri është vrapi, mungesa në ndeshjen e radhës ose stërvitjet e zgjatura. Ndeshjen e radhës e kanë me Jubanin e Shkodrës.

Trajneri Albano Doraci dhe zv. trajnere Zamira Koci vijnë në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe marrin premtimin e vajzave se në ndeshjen e radhës ato do të japin maksimumin. Falë ndërhyrjes së Arditit të gjitha vajzat do të shkojnë një ditë para në Shkodër.