Gati parkimi nëntokësor modern për 320 makina edhe në Bulevardin e Ri (VIDEO)

Postuar: 19/06/2017 - 08:14

Pas sheshit “Skënderbej”, Tiranës do t’i shtohet një parkim i ri nëntokësor në Bulevardin e Ri, i cili do të rrisë kapacitetet në qendër të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar videon nga parkimi nëntokësor modern për 320 automjete, ku shihet qartë se është pajisur edhe me sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Për të garantuar siguri të plotë, parkimi i ri ka një sistem të posaçëm të hyrje-daljes dhe të monitorimit me kamera, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe instalimit të sistemit të fikjes së zjarrit.

Ashtu si parkimi në sheshin “Skënderbej”, edhe këtu janë vendosur karikues elektrikë për makinat elektrike që mbrojnë ambientin duke sjellë një risi në Ballkan.

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet për qytetarët më 20 qershor ora 20:30 përmes një ceremonie të veçantë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

25 mijë e 400 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë kësaj jave në urgjenca dhe poliklinika si pasojë e prekjes nga viruset gripale.

120 pisha kripore janë mbjellë në shëtitoren Taulantia në skajin fundor të saj tek lulishtja krah Sfinksit.

Pas inspektimit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për verifikimin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, ja

Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje.

Nëse keni bashkëshortin që jeton në Itali, për të mundësuar bashkimin familjar gjatë 2018 duhet të ketë të ardhura minimale 8.8 mijë euro

  Dëmtimi i asfaltit përgjatë gjithë rrugës së vjetër nacionale Durrës- Tiranë ka ngritur në protestë banorët e fshatrave që e përdorin k

Në datat 7 – 12 maj 2018 rikthehet edicioni i katërt i “Albanian Skills Competition”.

Prej dy ditësh familjarët e Xhuljeta Gjekës, 21-vjeçares nga fshati Mujalli i Fierit që humbi jetën në rrethana ende të paqarta, enden dy

Këtë vit mos këput asgjë për dashurinë, më mirë hidh rrënjët dhe shih të rritet ndër vite…” Nën këtë moto dhjetëra çifte të reja në kryeq