Gjykata italiane pezulloi interkonjeksionin Durrës-Bari

21/12/2013 - 16:51

DURRËS, 21 dhjetor 2013 – “Procedura e ndjekur është e pasaktë, njësitë e pushtetit vendor (komuna / bashki) nuk u konsultuan dhe ndërhyrja prek zona me interes të rëndësishëm arkeologjik dhe turistik”. Këto janë arsyet ku u bazua vendimi i seksionit të parë të Gjykatës Administrative Rajonale (TAR - Tribunale Amministrativo Regionale) Pulia, që bllokoi projektin prej 500 MW të linjës së interkonjeksionit nga Durrësi me (tubacion detar) në Casamassima nëpërmjet San Vito di Polignano-s, Mola di Bari-t, Conversano-s, Rutigliano-s, Turi-t. Sipas së përditshmes italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”, pasi pranoi kërkesën për pezullim paraqitur nga bashkia / komuna e Polignano-s, Gjykata Administrative Rajonale pezulloi procedurën për realizimin e projektit të Enel Produzione, që, ndonëse është kundërshtuar nga komuniteti, kishte marrë OK e Departamentit të Energjisë së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Italisë (vendimi nr. 239 i 19 shtatorit 2013) dhe të Rajonit (leja e 19 janarit 2012). Kontestimi ndaj Ministrisë, Rajonit dhe Enel Produzione-s vjen nga fakti se preken vende arkeologjike dhe turistike dhe se nuk u dëgjua komuniteti. Në lidhje me pikën daljes së linjës së interkonjeksionit në San Vito, gjyqtarët theksuan se “zgjedhja nuk ka marrë parasysh potencialin turistik të rajonit”.

Roma miraton TEC në Durrës. Por 6 qytete bareze: Jo

Bëhet dasmë (TEC italian në Porto Romano) dhe dhëndri (Durrësi) nuk di gjë! Qeveria italiane miratoi më 19 shtator 2013 ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike nga TEC-i i Porto Romanos në drejtim të “Çizmes”, gjë që shkakton furtunë në rajonin e Barit, kurse në Durrës nuk është ndërtuar ndonjë TEC me qymyr nga ENEL-i. Linja elektrike nga Porto Romano-ja fut në luftë 6 qytete italiane, kështu njofton titull në numrin e 6 nëntorit 2013 e përditshmja puljeze “Gazzetta del Mezzogiorno”. Sipas kësaj gazete, një linjë e interkonjeksioni do të fillojë nga bregdeti shqiptar deri në Polignano dhe do të shtrihet në territoret e qyteteve / komunave të Mola-s, Conversano-s, Rutigliano-s, Turi-t dhe Casamassima-s. Ky projekt, i cili tashmë ka marrë miratimet të ndryshme, përfshirë departamentin e energjisë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për llogari të “Enel Produzione Spa” dhe, që prek rajonin e Sud Est Barese-s, po turbullon ujërat, thotë gazeta. Në komunat e Sud Est-it, po kërkojnë detaje për këtë projekt, sidomos në zonat ku do të ngrihen kantieret dhe mbi ndikimin në mjedis dhe në një territor në të cilin ka shumë vende arkeologjike dhe zona të mbrojtura. Sipas gazetës, linja e transmetimit të energjisë elektrike do të fillojë nga TEC-i me qymyr në Porto Romano, qyteti i Durrësit, Shqipëri, deri në bregdetin e Polignano-s dhe prej këtej në Sud Est. Projekti mban firmën e “Enel Produzione”-s dhe ka miratim ministror për një lidhje me gjatësi 31 km në tokë dhe 27 km në det, i quajtur teknikisht “linjë tregtare”,  me rrymë të vazhdueshme deri në 500 megavat, për të importuar energji nga TEC-i shqiptar me qymyr, që do të hyjë në funksionim në qershor 2014. Ndërkaq Bashkia e Durrësit dhe komuniteti i qytetit dhe komunës së Katundit të Ri, si dhe shoqatat mjedisore, me këshillën e ambasadës amerikane, kanë kundërshtuar qeverinë e mëparshme për lejen e ndërtimit të TEC-it. Deri dhe ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ferdinand Xhaferaj, në fushatën elektorale të 2011-ës përballë rivalit të tij Vangjush Dako, premtoi kundërshtimin e vendimit të kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha! Shih më shumë: http://www.durreslajm.com/speciale/roma-miraton-tec-ne-durres-por-6-qytete-bareze-jo#sthash.oLM0iXuw.dpuf

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë me profesion mjeke stomatologe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore n

Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Është ndarë nga jeta doktoresha e QSUT-së Albana Çela.

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, por për herë të dytë si në Fitër Bajram, në kushtet e masave anti-c