Gratë e uzinës së Ballshit thirrje Ramës dhe Ballukut: Vendosni dorën në zemër, kemi që dje në grevë me lot në sy!

16/10/2020 - 12:31

Gratë e Uzinës së Ballshit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe ambasadoreve gra që të vendosin dorën në zemër pasi ato si nëna dhe bashkëshorte kanë që dje me lot në sy në grevë duke shpresuar për zgjidhje.

Një prej grevisteve thotë se sa vite punë ka ajo, ministret e qeverisë Rama kanë vila, por ajo s’ka as bukë të hajë. Deri më tani në grevë janë 10 gra dhe premtojnë se do e çojnë deri në fund grevën derisa të ketë një zgjidhje.

"Përderisa e morëm këtë vendim, do vijojmë, derisa të na jepet një zgjidhje. Shpresojmë pse jo, po kërkojmë bukën tonë, gjakun tonë. Sa vite pune kemi ne, ato ministret i kanë shtëpi. Ku i gjetën ato? Ku i gjetën ato? Kam 36 vite në uzinë dhe s’kam një lekë të blej ilaçe. Ajo ka 36 vila. S’kemi të hamë bukë. S’kanë të çojnë fëmijët në shkollë."– tha një prej grave.

"E sikletshme, me probleme, tension, alergji, diabet, gjëndra tiroide. S’ka më keq. I hymë kësaj rruge dhe do e çojmë deri në fund. Deri në zgjidhje përfundimtare."- deklaroi një tjetër.

"Gjendja shëndetësore është rënduar shumë, ndryshe nga dje, ishim shumë të shqetësuara. Sot jemi më të rënduara pasi dëgjojmë dhe në media, ato fjalët që na vrasin si nëna, që thonë se gratë e uzinës së Ballshit po bëjnë shoë, nuk jemi gra të shoët o vlla, jemi gra punëtore të uzinës, jemi specialiste prej 35 vjet punësh mbi supet tona. Kemi hyrë 18 vjeçe dhe jemi plakur me thinja sot dhe jemi pa bukë. Ka qenë e vështirë nata e mbrëmshme. S’kishim medikamente. Ministrja Balluku duhet të më kuptojë si nënë, ose më mirë si grua. Një grua ulur në një stol 24 orë për një shpresë tek kryeministri. Domethënë punëtorët kanë të drejtë. Nuk lëvizim se s’kemi ku të shkojmë, vajza më kërkon shkollë të lartë, pa lapsa e fletore do e çoj. I thoshim mëso mëso, ma dha rezultatin, ku ta çojmë. I bëj thirrje kryeministrit, ministres, ambasadoreve gra, vendosni dorën në zemër, kanë që dje me lot në sy, ne këtu do rrimë nuk lëvizim."– tha një greviste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U zhvillua sot në Tiranë takimi Ministerial i vendeve të Ballkanit Perendimor për Integrimin e komunitetit Rom, një vit pas miratimit të

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

"Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka përcjellë ditën e sotme një mesazh për të gjithë qytetarët përmes Prof. Silva Bala.

Universiteti i Tiranës ka publikuar projektrregulloren e brendshme për fillimin e vitit të ri akademik më 2 nëntor, sa i takon mbrojtjes

Nga qyteti i Lezhës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kanc