Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

BalkanWeb raporton se grevistja që kishte prej 10 ditësh në grevë u dërgua me automjet privat në spital.

Edhe ky rast nuk i ka ndalur naftëtaret që të vijojnë grevën e urisë dhe të këmbëngulin duke deklaruar prerazi “Pagat ose vdesim”.