Gruaja e braktisi bashkë me fëmijët, babai apel prekës: E kisha kapur disa herë…

08/07/2019 - 15:07

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer Niko Trini, babai i tre fëmijëve. Sot ai gjendet në udhëkryq pasi ish-bashkëshortja ka ikur s’bashku me një nga fëmijët. 

Niko ka rrëfyer peripecitë e jetës së tij, si u njoh me të dhe si përfundoi martesa 12-vjeçare nga e cila erdhën në jetë tre fëmijë. Ai thotë se prej vitesh ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten. Ata kanë jetuar për një periudhë të gjatë në Greqi, por kjo e fundit ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, derisa erdhi momenti kur çifti ju drejtua gjykatës për divorc.

Në bazë të vendimit të gjykatës, fëmijët ju lanë në ngarkim bashkëshortit, por ish-gruaja ka marrë një nga fëmijët dhe është larguar, ndërsa ngjarja ka ndodhur kur ata jetonin në Greqi.

Fatkeqësisht Trini edhe pse bëri denoncim në shtetin fqinj, policia e kthehu në Shqipëri pasi ai qëndronte në Greqi pa dokumente. Rikthimi në Shqipëri për të është sfidë më vete, pasi banesa ku ka jetuar dikur është shkatërruar, dhe sot ky baba përballet me një situatë të vështirë social ekonomike.

Ai tregoi në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” se ka dyshime të forta se ish-gruaja e tradhtonte dhe kishte lidhje jashtëmartesore. Babai i fëmijëve shprehet se mes tij dhe ish-gruas ka patur tensione dhe janë përplasur disa herë edhe fizikisht.

Edhe pse Gjykata ende nuk është shprehur për rastin, Niko Trini thotë se ish-gruaja duhet të kontribuojë finaciarisht për fëmijët, por shton se kurrsesi nuk do t’i linte fëmijët në dorë të saj.

"Faji është i imi, sepse besova vëllain e madh. Ka ndodh një rast që i kërkova llogari në Greqi. Ku ishe? Më tha deri diku, do të merrja një kartë telefoni. Në këtë moment patëm një debat. Unë dyshoja se gruaja kishte dikë tjetër. E pata kapur mat disa herë në telefon. Unë isha korrekt edhe me fëmijët. Ajo mi ka shkatërruar të gjitha. Ndaç ekonominë dhe ndaç të gjitha. Marrëdhënia që unë kuptova është se ajo kërkonte një jetë të lirë dhe pa fëmijë. Unë i mbaja kalamajtë. Fëmijët i la në shkollë dhe iku. Erdha në Shqipëri për ta ndarë. E kam qëlluar në disa raste, por edhe ajo më ka qëlluar. Kohët e fundit nuk e kam prekur fare me dorë, por ajo sërish provokonte, por këtë nuk e di se pse e bënte. Ajo duhet të paguajë detyrimin ushqimor ndaj fëmijëve"-, tha mes tjerash ai. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku protagonistja ka qenë një femër.

Rreth 1800 studentë të programeve Bachelor dhe Studimeve Profesionale nisën vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durr

Këtë të hënë, universitet në mbarë vendin nisin vitin e ri akademik 2019-2020.

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re.

Ka përfunduar edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës, e cila është dominuar sërish nga sportistët kenian, që kanë qenë fitues të gjysmë

Ata jetojnë në kushte ekstreme varfërie, humbja e njeriut të zemrës e ka lënë nënën 35-vjeçare me dy fëmijët e saj në kushte të vështira

Në periudhën 12 tetor — 14 tetor 2019, do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e tretë në portalin U-Albania. Kanë të drejtë

Fakulteti i Biznesit, i universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, së bashku me një grup shkollash profesionale nga qytete të ndryshm